English

Aeroporti i Prishtinës vendos shërbim të veçantë për VIP-at dhe bizneset

Prishtinë, 31 Tetor NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës që nga 1 Nëntori ka vendosur të ofrojë produktin e ri që ka të bëjë me trajtimin më ndryshe për të gjithë VIP-të komercial si biznesmenët, artistët, këngëtarët, gazetarët etj, praktikë e cila ndiqet në të gjithë aeroportet e tjera ndërkombëtare.

Produkti më i ri i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës quhet "VIP Custumer" dhe përfshinë shërbime të posaçme për këto kategori, me të mbërritur në aeroport.

Ky shërbim do të ofrohet ndaras nga shërbimi VIP- Protokoll, i cili përfshin personalitet e larta shtetërore dhe politike.

"Kemi menduar që kategori të ndryshme të shquara të shoqërisë si biznesmenë, artistë, gazetarë, këngëtarë kanë nevojë për respekt më të veçantë dhe trajtim më ndryshe si në të gjitha aeroportet e tjera. Përmes shërbimit të VIP Customer këto kategori gjatë qëndrimit të tyre ne aeroport do të përjetojnë një eksperiencë luksoze, të jashtëzakonshme dhe të shpejtë", tha Drejtori Menaxhues i Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa.

Ekstra shërbimi ndaj personave VIP dhe atyre komercialë, përfshin parkingun afër terminalit, Check-in nga punëtorët e Aeroporti pa pritje dhe të posaçëm nga udhëtarët e tjerë, kalimi poashtu i veçantë dhe i shpejtë i kontrollit të pasaportave dhe akomodim në Dhomën e Biznesit ku do te gjejnë komoditet dhe kushte ekstra.

Në Dhomën e Biznesit VIP-të komercial do kenë, kompjuter me lidhje interneti, waireless, Air Condition, Televizion Satelitor, Pije Alkoolike dhe Jo Alkoolike pa-kufizim, Sendwich, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera të shpejta.

Gjithashtu edhe përcjellja deri ne Aeroplan do të bëhet me makinë të dedikuar për VIP, ndaras nga udhëtarët e tjerë, ndërsa gjatë gjithë kohës VIP do të jenë të shoqëruar nga stafi i kompanisë i cili do të jap maksimumin për sigurimin e komoditetit të tyre.

"Ofrimi i këtij shërbimi për VIP-të komercial vjen pas blerjes dhe vënies në funksion të Ambulant-Lift, që shërben për bartjen e personave të hendikepuar nga terminali deri në aeroplan. Si menaxhment jemi të përkushtuar që të punojmë për plotësimin nevojave të veçanta për të gjitha shtresat e shoqërisë që udhëtojnë nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës", tha tutje Mustafa.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës pritet që këtë vit të procesojë më shumë udhëtarë prej më së paku 5% nga viti i kaluar. Udhëtari i 1 miliontë kaloi të dielën e kaluar, 20 ditë me herët se në vitin 2008.

a.b/e.l/NOA

KOMENTE