English

Berluskoni: Edhe nëse dënohem, s'jap dorëheqjen nga kryeministër

Romë, 31 tetor NOA-Kryeministri italian Silvio Berluskoni deklaron se edhe nëse dënohet ai nuk do të japë dorëheqjen.

Deklarata e Berluskonit u bë gjatë një interviste dhënë gazetarit të njohur italian Bruno Vespa, në lidhje me librin e tij "Donne di cuori".

"Nëse më dënojnë, do të ndjeja dëshirën për të rezistuar dhe për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës", është shprehur Berluskoni.

m.i/NOA

KOMENTE