English

Bie zjarri, digjen dy hotele në Shëngjin

Shëngjin, 31 tetor, NOA - Një zjarr i fuqishëm ka djegur dy hotele në plazhin e Shëngjinit, duke u shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lajmi konfirmohet nga burime policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, zjarri ka rënë gjatë natës në kompleksin turistik "Inxheritor" dhe "Curri" e dyshohet se ai ka qenë aksidental.

Ai më pas, është mundësuar të shuhet nga zjarrfikëse që mbërritën në vendngjarje nga Lezha dhe Tirana.

Një nga pronarët e kompleksit, Pashk Curri, tha se dëmi i shkaktuar nga ky zjarr ishte rreth 2 milionë dollarë, por shprehet i kënaqur të paktën me faktin se nuk u shënua asnjë viktimë për shkak të tij.

Ndërkaq, policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

n.e/NOA

KOMENTE