Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër Kosova pret mikun e saj, Bill Klinton
English

Nesër Kosova pret mikun e saj, Bill Klinton

Prishtinë, 31 tetor, NOA - Â Nesër në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, në bulevardin "Bill Klinton", do të bëhet përurimi i shtatores së Bill Klinton, ish-president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në nderim të gjithë kontributit për Kosovën, kjo shtatore do të vendoset në një hapësirë nën foton e ish-presidentit amerikan në bulevardin që mban emrin e tij.

Gjatë ceremonisë së përurimit të saj, do të jetë i pranishëm vetë Bill Klinton, i cili e ka cilësuar këtë si një akt nderimi qoi bëhet figurës së tij.

Autoritetet kosovare lidhur me një fakt të tillë, janë duke organizuar një pritje madhështore për mikun e madh të vendit të tyre.

Mediat kosovare citojnë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka deklaruar se mikut amerikan do t'i bëhet pritje madhështore.

Thaçi e quajti Klintonin njeri i madh, i cili ka bërë shumë për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, ndërkohë ai ka ftuar qytetarët që të dielën të jenë në Sheshin "Bill Klinton". Kryeministri Thaçi, në emër të qeverisë falënderoi të gjitha qeveritë e SHBA-ve për përkrahjen e madhe dhënë popullit kosovar.

Bëhet me dijeni se shtatorja është punuar nga skulptori Izeir Mustafa, peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra.

n.e/NOA

KOMENTE