Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqatat e UÇK paralajmërojnë protesta
English

Shoqatat e UÇK paralajmërojnë protesta

Shkup, 31 tetor, NOA - Kryetari i organizatës së Veteranëve të Luftës, Besim Hoda ka theksuar se zgjidhja e statusit të UÇK-së duhet të jetë konform zgjidhjes për pjestarët e forcave të sigurisë maqedonase.

"Ne kërkojmë një zgjidhje ashtu siç është bërë për palën tjetër të invalidëve dhe të rënëve maqedonas dhe e kemi shumë të qartë se si janë arritur ato ligje dhe si ndihmohet pala tjetër maqedonase", ka theksuar Hoda, duke shtuar se zgjidhja rreth kësaj çështje duhet të jetë me një ligj të ri apo në kuadër të ligjeve ekzistuese, por siças tij, patjetër duhet të ketë barazi. Ai ka apeluar në drejtim të pushtetit aktual se nuk kërkohen ndihma apo pako sociale për ushtarët e UÇK-së. Edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës "Kalaja" ka bërë të ditur se Gruevski duhet të jetë i kujdeshëm rreth statusit të UÇK-së. "Ne e kemi bërë të qartë se familjet e dëshmorëve dhe invalidëve nuk sakrifikuan për ndihma sociale, por ata duhet të kenë trajtim adekuat dhe të nivelit të barabartë me palën tjetër. Në rast se nuk do të ndodhë kjo dhe do të pasojë tradhëtia, atëherë do të përballen me protesta masive", kanë theksuar pranë SHVL-së "Kalaja". Sipas tyre, BDI nuk guxon të bën një mashtrim të radhës, duke shkelur përfundimisht me dy këmbët mbi gjakun dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit dhe atyre që sakrifikuan nën emblemën e UÇK-së. Shoqatat e UÇK-së vlerësojnë se megjithatë janë të zhgënjyera nga premtimet dhe mashtrimet që vazhdimisht vijnë nga zyrtarë shqiptarë dhe partitë nëpërmjet deklaratave politike dhe jo afateve e projekteve konkrete.

NOA-INA

KOMENTE