English

Formula 1, kampionati mbyllet me fitoren e Vettel

Abu Dhabi, 1 Nëntor NOA-Sebastian Vettel rrëmbeu një tjetër fitore në garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Mark Ëebber.

 "Ishte një garë fantastike. Ne patëm një nisje shumë të mire. Makina sot ishte perfekte deri në fund, më ka kënaqur. Nuk di si ta përmbledh këtë sezon…

Më vjen shumë keq që garat përfunduan pasi ne po kalonim një periudhë të ndritur! Jam shumë i kënaqur që realizuam një mbyllje triumfuese në këtë sezon", ka thënë Vetel.

Drejtori i skuadrës, Christian Horner ka deklaruar se ishte një mbyllje brilante e sezonit, duke realizuar fitoren e katërt të dyfishtë.

"Të dy pilotët tanë ishin në formë të shkëlqyer. Sebastian ishte i pagabueshëm sot dhe ia dolëm mbanë të kalonim Leëis përmes një strategjie shumë të mirë.

Falenderoj Red Bull dhe Z. Mateschitz për të gjithë mbështetjen e tij, partnerin tonë Renault dhe të gjithë njerëzit që kanë punuar vërtet shumë në Milton Keynes për të arritur këtë rezultat. Mësuam shumë këtë vit dhe shpresojmë të jemi edhe më të fortë në 2010", u shpreh Horner.

Â

m.i/NOA

KOMENTE