Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idrizi në Vlorë: Do t'i kërkoj qeverisë të nderojë çamët
English

Idrizi në Vlorë: Do t'i kërkoj qeverisë të nderojë çamët

Tiranë, 1 Nëntor NOA-Ditën e shtunë, partia më e re e përfaqësuar me dy deputetë në kuvendin e Shqipërisë zhvilloi një miting në qytetin e Vlorës i cili u dha mandatet.

Kreu i PDU, deputeti Shpëtim Idrizi pasi falenderoi qytetarët për votëbesimin, deklaroi se do t'i kërkojë qeverisë shqiptare që të vendosë një lapidar përkujtimor në Varrezat e fshatit Klogjer, ku prehen eshtrat e 2600 çamëve, viktima të persekutimit të bandave greke, si edhe të akordojë fonde për shtëpinë muze të dijetarit të Rilindjes Kombëtare, patriotit çam, Hasan Tahsini, shtëpia e të cilit në Ninat është e shkatërruar prej vitit 1997.

Idrizi premtoi se partia e tij do të mbrojë edhe interesat e gjithë shqiptarëve që jetojnë në mbarë Ballkanin.

" PDU do të jetë partia e interesit kombëtar, e zgjidhjes së çështjes kombëtare kudo nëpër Ballkan: Në Kosovë ku aspirata kryesore është njohja e pavarësisë, mbushja me lëndë e shtetit më të ri në Evropë.

Në Maqedoni ku aspirata kyesore është përparimi i statusit kombëtar të shqiptarëve. PDU do të jetë partia e emigrantëve kudo që janë nëpër botë"- tha z. Idrizi.

m.i/NOA

KOMENTE