English

Ish të përndjekurit politikë në grevë urie, shteti hesht

Tiranë, 1 Nëntor NOA-Asnjë reagim nuk ka ngjallur në qarqet e larta shtetërore, greva e urisë një javore e ish të përndjekurve politikë.

Përballë kërkesave dhe vendimit ekstrem të kësaj kategorie të përvuajtur nga dënimi komunist, qeveria ka pranuar heshtjen duke mos dhënë asnjë fije shprese për ta.

Shkak i protestës ekstreme të ish të burgosurve është moszbatimi i ligjit për dëmshpërblimin e kësaj kategorie, ndonëse për ta ky ligj është i cunguar dhe jo i plotë.

Grevistët po e zhvillojnë protestën e tyre në ambient të hapur duke mos pasur asnjë kusht. Ata akuzojnë qeverinë për papërgjegjshmëri, ndërsa deklarojnë se do ti shkojnë deri në fund kërkesave të tyre, deri në vetëflijim.

Në Shqipëri zyrtarisht rezultojnë rreth 22 mijë ish të burgosur politikë.

KOMENTE