Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Shqipëria në një krizë që po thellohet dita-ditës
English

PS: Shqipëria në një krizë që po thellohet dita-ditës

Tiranë, 1 nëntor NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni ka thënë sot në një deklaratë për mediat se Shqipëria është zhytur në një krizë e cila po thellohet disa-ditës.

"Fatkeqësisht, këtë krizë e ndiejnë më shumë se kush gratë dhe vajzat shqiptare.

Varfëria, papunësia, sistemi i çalë shëndetësor dhe arsimor, dhuna në familje, diskriminimi social, janë vetëm disa nga plagët me të cilat përballen çdo ditë vajzat, nënat, motrat shqiptare" tha Gjermeni.

Duke iu referuar raportit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë 2009, ajo u shpreh se barazia gjinore është e garantuar me ligj, por zbatimi i këtij kuadri ligjor edhe politikave është i pamjaftueshëm.

"Vetëm pak ditë më parë u prezantua në New York Raporti Global i Hendekut Gjinor, përgatitur nga Forumi Ekonomik Botëror. Nga 134 vende të paraqitura në këtë raport Shqipëria është listuar e 92-ta , nga vendi 87 që ishte në vitin 2008. Gjatë vitit të fundit, treguesit në Shqipëri në bazë të të cilëve përgatitet raporti, janë përkeqësuar, mundësitë ekonomike edhe pjesëmarrja në ekonomi e rendisin Shqipërinë në vendin e 64-ërt,Â

niveli arsimor e rendit Shqipërinë në vendin e 73-të, shëndeti edhe mbijetesa në vendin e 122-të ndërsa fuqizimi politik i gruas e rendit Shqipërinë në vendin e 125-të.Â

Kjo është situata me të cilën përballet sot më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri. Këto janë problemet reale me të cilat përballen çdo ditë gratë dhe vajzat shqiptare" shtoi më tej deputetja socialiste.

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE