Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr në lokal mes dy grupeve rivale, plagoset roja e 2 policë
English

Sherr në lokal mes dy grupeve rivale, plagoset roja e 2 policë

Shkup, 1 Nëntor NOA-Një konflikt midis dy grupeve nga Shkupi ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit të ditës së dielë në kafenenë "Frank Exclusive" në qendrën tregtare "Mavrovasja" në Shkup.

Informacionet e para flasin se pas një rrahje të filluar midis dy grupeve nga Shkupi, Emin.S, 19 vjeç ka rrëmbyer një pistoletë dhe ka filluar të shtijë në ambientet e lokalit.

Nga të shtënat është plagosur me një plumb edhe roja e lokalit dhe me mbërritjen e policisë, janë plagosur dhe dy policë.

Zëdhënësi i Policisë, Ivo Kotevski ka theksuar se janë marrë të gjitha masat për zbardhjen e plotë të këtij incidenti, ku janë plagosur edhe dy pjesëtarë të policisë.

KOMENTE