Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Zbatova një premtim të Ramës, Echo-n për nënat shtatzëna
English

Berisha: Zbatova një premtim të Ramës, Echo-n për nënat shtatzëna

Tiranë, 2 nëntor NOA - "Sot mora vendim për të zbatuar edhe një premtim tëndin, siç ishte Echo-ja për nënat shtatzëna" kështu i është drejtuar kryeministri Sali Berisha, kreut të opozitës Edi Rama, pas akuzave të këtij të fundit se qeveria nuk ka mbajtur disa premtime.

Këtë deklaratë kryeministri, Sali Berisha e bëri gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku nga ana tjetër deklaroi se brenda kësaj jave pritet të miratohet në qeveri projektbuxhetin për vitin 2010-të.

Sipas Berishës ky buxhet do të përmbushë plotësisht direktivat apo programin e mazhorancës të shpallur para qytetareve shqiptarë gjatë fushatës elektorale, si dhe të gjitha projektet që synojnë ndërtimin e Shqipërisë evropiane.

"Rikujtoni vetëm debatin për rrogat. Kujtoni se sa shumë u protestua, u kërkua dhe u bë thirrje që të mos rrisnim rrogat.

Kjo, për fat të keq, ndodhte në mënyrën më paradoksale nga ata që nuk duhet të ndodhte ndonjëherë. Të bëjë opozita thirrje për të mos rritur rrogat është gjëja më paradoksale.

Në një aspekt, thirrjet për mos rritur rrogat nuk ishin krejt të pabaza.

Ato thirrje bazoheshin në projektimin e realiteteve të vendeve të tjera, në realitetin shqiptar, sepse rrogat, në mënyrë të padiskutueshme, jo vetëm që nuk u rriten, por u ulën nga 8 deri në 20 për qind në shumicën e vendeve. Rrogat u ulën, sepse nuk kishte të ardhura" deklaroi sot Berisha para deputetëve.

Por sipas kryeministrit, në Shqipëri u bë rritje më e fuqishme e rrogave në tërë historinë e saj.

Berisha ka folur para deputetëve edhe për krizën ekonomike që sipas tij kishte pasojë në kursin e këmbimin.

"Por si i thonë fjalës që çdo e keqe ka një të mirë të madhe pas, edhe në këtë rast kjo e mirë nuk ishte e vogël. Kjo mbajti eksportet dhe rritjen e tyre. Që të mbash eksportet do të thotë të mbash vendet e punës. Ndërsa vetë ministrat e Financave të eurozonës e denoncuan publikisht forcimin e Euros si një faktor që pakësoi eksportet e Bashkimit Evropian me 28 për qind. Ndërsa në Shqipëri i rriti ato, i rriti ndjeshëm. Nuk mund të them që nuk kishte disavantazhe, por edhe Banka ndërhyri me interesat dhe, për mendimin tim, bëri ndërhyrje shumë të goditur" tha Berisha.

Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se në vitin e ardhshëm qeveria do të rritsë ndjeshëm  rrogat dhe pensionet, dhe do të vazhdojë luftën e pamëshirë ndaj varfërisë dhe mjerimit.

"Dy ditë më parë po ndiqja përmes ekranit të televizionit një takim të kryetarit të opozitës. Me nervozizëm ai nxori njerëz jashtë nga salla. I them se kjo nuk është praktikë produktive. Vërtetë ti përdor pushtetin për të nxjerrë këtë apo atë nga salla, por e vërteta është se në opinionin publik ndodh e kundërta. Kur e përdor dhunshëm pushtetin, je ti që del nga salla, prandaj rri i qetë.

U tha qytetarëve të Orikumit se Berisha  nuk ka mbajtur premtimin. E garantoj zotin Rama se Berisha do të mbajë çdo premtim. Kjo nuk ka diskutim. Atë premtim që kam bërë për tokat e fermave, atë e kam dekretuar dhe, në radhë të parë, i dal zot vetes time. Unë si President i Republikës bëra dekretin, e kam bërë me vetëdijen më të plotë,  dhe bëra ligjin. Ndodhi një manovër parlamentare e zakonshme që ma dështoi, por kjo shumicë do ta kalonte atë ligj. Ai premtim nuk është bërë vetëm në Orikum, është bërë në Ksamil dhe në shumë vende të tjera dhe do të mbahet. Ai nga njëra anë u kujton premtimin tim dhe nga ana tjetër i nxjerr jashtë. Të mos nxjerrë njerëz nga salla. Ato çfarë kam premtuar, unë do t'i zbatoj. Sot mora vendim për të zbatuar edhe një premtim tëndin, siç ishte Echo-ja për nënat shtatzëna" tha më tej Berisha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE