Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humb kontrollin, motori bie poshtë urës
English

Humb kontrollin, motori bie poshtë urës

Librazhd, 2 nëntor, NOA - Policia e Librazhdit ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 26-vjeçarit Dritan Brahja, lindur e banues në këtë qytet.

Bëhet me dijeni se procedimi ndaj tij filloi pasi në aksin rrugor Librazhd - Stacioni i Trenit, në vendin e quajtur Ura e Ushtarakut, duke drejtuar një çiklomotor pa targa, ai ka humbur kontrollin e drejtimit të tij e për pasojë ka rënë poshtë urës duke marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

I dëmtuari u dërgua në spitalin e qytetitm por duke parë gjendjen e tij tepër të rënduar, ai është dërguar në spitalin ushtarak të Tiranës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", e cila parshikohet nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE