English

Kontroll në banesë, 28-vjeçarit iu gjet heroinë

Elbasan, 2 nëntor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin Olsi Lesko, lindur e banues në këtë qytet, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë pasi bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy pako të mbështjella me plasmas në formë të rrumbullakët, brenda të cilave kishte një pluhur i cili për nga karakteristikat ngjason me atë të heroinës, me peshë 2.8 gram.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", e cila parshikohet nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE