Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i autoriteteve Rajonale, Micallef: PS po krijon mosbesim në klimën politike
English

Kreu i autoriteteve Rajonale, Micallef: PS po krijon mosbesim në klimën politike

Tiranë, 2 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, Ian Micallef.

Gjatë takimit, Berisha shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të forcuar autonominë e qeverisjes lokale, për t'i përkrahur ato financiarisht dhe me të gjitha mjetet, në mënyrë që të përmbushin misionin e tyre.

Kryeministri i bëri me dije Micallef se gjatë mandatit qeverisës 2005-2009 granti për pushtetin lokal nga buxheti i shtetit u rrit tre herë.

"Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, dhe të konstatoj një zhvillim të jashtëzakonshëm që është bërë në forcimin e autonomisë së pushtetit lokal dhe në përmbushjen nga ana e qeverisë e kritereve të Kartës Evropiane për Vet-qeverisjen Vendore. Kam konstatuar me kënaqësi zhvillime të jashtëzakonshme pozitive" tha Micallef.

Presidenti Micallef i shprehu kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë dhe vendosmërinë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të ndihmojë qeverinë shqiptare në përpjekjet e saj për forcimin e decentralizimit dhe përmbushjes së kritereve të Kartës së Qeverisjes Lokale dhe Rajonale të KE-së.

Në takim, u diskutua edhe situata paszgjedhore.

Berisha i bëri me dije Presidentit Micallef për masat e marra nga qeveria shqiptare dhe rezultatet e arritura, të cilat bënë të mundur që për herë të parë Shqipëria të vlerësohet nga Watchdog-u OSBE/ODIHR si vendi që plotësoi standardet kryesore te saj për zgjedhjet.

Presidenti Micallef, duke ndarë të njëjtin mendim me Kryeministrin Berisha për të gjitha zhvillimet pozitive në Shqipëri, theksoi se e shikojmë me shqetësim dhe skepticizëm një përpjekje nga ana e opozitës për të krijuar mosbesim në klimën politike, e cila nuk i përputhet dhe as i shërben realitetit që ekziston sot në Shqipëri, për sa i përket standardeve Evropiane.

k.k/NOA

KOMENTE