English

Legjenda holandeze e futbollit Johan Krujf, zgjidhet trajner i Katalanasve

Tiranë, 2 Nëntor NOA - Federata Katalanase e Futbollit, njoftoi se legjenda holandeze e futbollit Johan Krujf, do të drejtojë ekipin e tyre kombëtar në të ardhmen.

Sipas federatës së këtij vendi, legjenda holandeze do të prezantohet në fillim të javës tjetër.

Krujfi drejtoi Barcelonën në sezonet, 1988-‘96, pas disa sukseseve që përjetoi tek Ajaksi. Krujfi, që ka fituar edhe tre herë radhazi "Topin e Artë" në '70, punon aktualisht si këshilltar i klubit të Barcelonës.

Ashtu si edhe zona Baske, ekipi i Katalanjës ndodhet në Spanjë dhe lejohet që të zhvillojë ndeshje miqësore, por jo zyrtare, pasi nuk njihet nga FIFA dhe UEFA.  Â

e.m/f.sh/NOA

KOMENTE