Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reagimi i KMDLNJ: Zyra e ICTY në Kosovë duhet të udhëhiqet nga vendorët
English

Reagimi i KMDLNJ: Zyra e ICTY në Kosovë duhet të udhëhiqet nga vendorët

Prishtinë, 2 nëntor NOA - Udhëheqja e Dhomës Gjyqësore të Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi Catherin Marchi Uhel, e vizitoi KMDLNj-në dhe u takua me z. Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv.

Qëllimi i vizitës ishte iniciativa e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë për me hapë një zyre informative në Kosovë, ku qytetarët e Kosovës do të kishin qasje në materialet dhe në rastet që janë gjykuar në këtë Tribunal.

Drejtori Ekzekutiv i KMDLNj-së, Behxhet Shala, i ka bërë vërejtje punës së këtij Tribunali dhe ka theksuar se sa i përket informatave për punën e këtij Tribunali, Kosova ka mbetur vendi më i pambuluar në Ballkan, nga vendet që kanë qenë të përfshira në konfliktet e armatosura.

Pjesa dërmuese e materialeve të Tribunalit nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, andaj qytetarët e Kosovës kanë qenë të kufizuar në mundësinë e përdorimit të këtyre materialeve.

KMDLNj e bëri të qartë qëndrimin se këto zyra të informimit mund të hapën vetëm nëse udhëhiqen nga Institucionet e Republikës së Kosovës, si për shembull nga Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me ndonjë komision të formuar vetëm për këtë qëllim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës apo Parlamentit të Kosovës.

Në të kundërtën, këto zyra nuk do të kishin kuptim dhe as që do të zgjonin ndonjë interesim të qytetarëve, ngase Kosova ka qenë e diskriminuar nga Tribunali i Hagës sa i përket informimit në gjuhën shqipe.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE