Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkup, lule e kafe pa kufi për ministritë
English

Shkup, lule e kafe pa kufi për ministritë

Shkup, 2 nëntor, NOA - Qindra mijëra euro qeveria maqedonase i harxhon çdo vit për qejfe të ndryshme dhe komoditet të ministrave.

Sipas të dhënave të buxhetit qeveritar, qindra mijëra euro harxhohen për kafe, pije të ndryshme, dreka dhe për stoli e lule të ndryshme për rregullimin e kabineteve të ministrave.

Vetëm gjatë këtij viti, për furnizime me lule dhe stoli, qeveria ka harxhuar 200 mijë euro. Tre tenderë gjatë këtij viti ishin shpallur për furnizim me lule, me ç'rast ishin fituar nga kompania "Florastat" në Shkup, e cila ka furnizuar institucionet e ndryshme qeveritare, por edhe drejtorinë e Doganave, e cila kishte shpallur tender të posaçëm.

Tani për tani siç bëhet e ditur është shpallur tender për furnizim me lule në Ministrinë e Jashtme, ndërsa nga kjo ministri bëjnë të ditur se për çdo vit harxhohen mbi 6 mijë euro për lule, dekore dhe stoli.

Ndërkohë, sa i përket pijeve dhe ushqimeve, gjithashtu janë realizuar harxhime me mijëra euro, pasi që këto shërbime dhe dukuri janë evidente në institucionet qeveritare të Maqedonisë.

Në çdo institucion qeveritar, pasivisht të punësuarit brenda ditës konsumojnë sasi të mëdha të kafesë, pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

NOA-INA

KOMENTE