Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Të sëmurët nën zinxhir reagon KSHH: Indiferentizmi i shtetit i pafalshëm
English

Të sëmurët nën zinxhir reagon KSHH: Indiferentizmi i shtetit i pafalshëm

Tiranë, 2 nëntor NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka shprehur me indinjatë se të sëmurët mendorë që mbaheshin të lidhur nga familjarët e tyre mund të parandaloheshin.

"Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me dhimbje dhe indinjatë, nëpërmjet ekraneve televizive dhe mediane të shkruara, u njoh me pamjet rrëqethëse dhe antihumane, ku njerëz të pafajshëm ishin lidhur me zinxhirë. Ajo që ndodhi në Levan të Fierit, në Maqellarë dhe në rrethinat e Kavajës mund dhe duhej parandaluar.

KSHH dënon këtë akt çnjerëzor dhe poshtërues, sidomos për faktin se është kryer ndaj personave të pambrojtur, për shkak të paaftësisë së tyre.

Pavarësisht nga rrethanat dhe motivet në të cilat u krye ky akt barbar, ata që gjetën si rrugë zgjidhje lidhjen me zinxhirë të bashkëfamiljarëve të tyre, duhet të përgjigjen dhe të ndalohen që ta kryejnë atë veprim në të ardhmen.

Asnjë justifikim nuk mund të përligjë veprimet e mësipërme që tronditën ndërgjegjen dhe ndjenjat njerëzore" deklaroi KSHH.

Sipas KSHH, heshtja dhe indiferentizmi janë moralisht të papranueshme, ndërsa mosveprimi i personave dhe institucioneve publikë është i pafalshëm.

"Është absurde të pranohet se komshiu, kryeplaku i fshatit, infermieri, mjeku, punonjësi përgjegjës për çështjet sociale i komunës, bashkisë apo policisë së shtetit, dhe mbi të gjitha strukturat përkatëse të shëndetit publik dhe të shërbimit social nuk kishin asnjë sinjalizim, dhe si rrjedhim edhe ata si të tjerët, ngelën të "shtangur" dhe të "habitur".

KSHH mendon se strukturat përkatëse, qofshin këto në vartësinë e Ministrisë së Shëndetësisë apo të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe të Shanseve të Barabarta, të ngarkuara për ndërhyrjen dhe kujdesin e të sëmurëve mendorë, ose persona të tjerë me aftësi të kufizuar, nuk duhet të qëndrojnë në pritje të ndonjë sinjalizimi.

Ndihma ekonomike apo pensioni i caktuar për këtë kategori personash nuk i çliron këto struktura nga detyra për të njohur nga afër gjendjen e vërtetë të këtyre personave, kushtet në të cilat ata jetojnë dhe trajtohen. Në mënyrë të veçantë këto struktura nuk mund të shkarkohen nga përgjegjësia për atë çka efektivisht ka ndodhur" thuhej më tej në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinikit.

"Është për të ardhur keq që Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, deri më sot, nuk kanë reaguar dhe nuk na kanë informuar se si do t'i zgjidhin këto raste, se si parashikojnë të parandalojnë në të ardhmen raste të tilla, se si do të mundësojnë që institucionet e krijuara të jenë, më mirë se deri tani, në shërbim të shtetasve në nevojë dhe së fundi se ku e kanë gjetur përgjegjësinë për rastet e ndodhura. Opinioni i gjerë shoqëror duhet të informohet me transparence. Kjo është detyrë parësore e institucioneve të shtetit në një shoqëri demokratike.

KSHH, si një organizatë joqeveritare, e angazhuar në fushën e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, duke marrë shkas nga ndodhitë e mësipërme, reflketon me përgjegjësi për punën e tij.

Ne na duhet të reagojmë më shpejt dhe më fuqishëm ndaj shkelësve të të drejtave të njeriut, të vlerësojmë me mirë sinjalizimet dhe ankesat e shtetasve, të intensifikojmë punën tonë për sensibilizimin e njerëzve në mbrojtjen e të drejtave të tyre" përfundon deklaratën e saj KSHH.

k.k/NOA

Â

KOMENTE