English

Filmi "Gjallë" ("Alive"), çmim në Festivalin Ndërkombëtar në Montpellier

Tiranë, 3 nëntor NOA - Filmi "Gjallë" i regjisorit Artan Minarolli është vlerësuar me çmim në Festivalin e 31 Ndërkombëtar të Filmit në Montpellier të Francës.

Në mes të pesë çmimeve ndërkombëtar për filmin me metrazh të gjatë, filmi "Gjallë" ka fituar çmimin për mbështetjen teknike nga "Eclair Laboratoires".

Ky çmim që ka vlerën e 5.500 eurove është i dyti çmim i rëndësishëm për filmin "Gjallë", pas çmimit special që mori në Festivalin Ndërkombëtar të Durrësit në muajin gusht.

Ndërkohë që është përzgjedhur edhe si filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në seksionin e filmit të huaj, për Edicionin e 82 te çmimit "Oscar" për vitin 2010. Pas premierës së tij, filmi "Gjallë" në pak më shumë se dy muaj është zgjedhur në programet zyrtare të disa festivaleve, si Karlovy Vary - Çeki, Pusan - Kore e Jugut, Antalya - Turqi, Chennai - Indi, Bergen - Norvegji.

Ballafaqimi më i afërt është në Festivalin e Filmit në Cotbus në Gjermani (10-15 nëntor, 2010) ku aktori kryesor, Nik Xhelilaj, nominohet midis 4 konkurrenteve për çmimin "Aktori më i mirë".

Gjithashtu, në shkurt 2010 filmi "Gjalle" do të marrë pjesë në garën zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Beograd si dhe në Festival International du Film d'Amour de Mons në Belgjikë.

Në Festivalin e Monpeliesë me çmimin e madh, "Antigona e Artë", u vlerësua filmi izraelito - gjerman "Ajami".

Festivali i Mopeliesë zhvillohet që prej vitit 1979 dhe është një ndër festivalet e rëndësishme të filmit ndërkombëtar, ku herë pas here merr pjesë edhe Shqipëria me prodhimet e saj.

f.sh/NOA

KOMENTE