English

Indicenti "Baze", policia ndalon dy persona

Tiranë, 3 nëntor, NOA - Policia e Tiranës ka ndaluar dy personat të cilët kanë shkaktuar në orët e mbrëmjes së djeshme sulm dhe dhunë fizike ndaj gazetarit Mero Baze, në një nga pub-et e kryeqytetit.

Gjatë një konference, policia e Tiranës ka bërë me dijeni se dy të ndaluarit janë Bledar Lilo dhe Yrgen Selfo, të cilët shoqëronin në momentet e sulmit biznesmenin Rezeart Taçi.

Burimet policore kanë konfirmuar se Lilo, 28 - vjec, lindur në Ersekë dhe banues Tiranë, është me detyrë punonjës i kompanisë "Taçi Oil".

Policia ka komunikuar se këta dy persona janë ndaluar pasi kanë goditur për shkaqe të detyrës gazetarin Baze dhe se ky i fundit ka kryer një kallëzim penal ndaj tyre.

Ndërkaq, çështja është ende në verifikim e sipër dhe po hetohen të gjitha detajet dhe shkaqet që mund të kenë shkaktuar përplasjen e këtyre dy personave me gazetarin Baze në pub dje në orët e mbrëmjes.

n.e/NOA

KOMENTE