Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy të mitur vjedhin bizhuteri në dyqan floriri
English

Dy të mitur vjedhin bizhuteri në dyqan floriri

Librazhd, 4 nëntor, NOA - Një vjedhje e organizuar prej dy të miturve ka ndodhur gjatë orëve të natës në qytetin e Përrenjasit brenda një dyqani floriri, ku sipas deklarimeve të pronarit të tij, 46-vjeçarit me iniciale Xh.F, dëmi i shkaktuar arrin në shifrën e 350 mijë lekëve.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se është mundur të kapet njëri prej autorëve të ngjarjes, i cili mësohet të jetë 15-vjeçari me inicialet Q.T, lindur dhe banues në Përrenjas të Librazhdit.

Arrestimi i tij u bë pasi ai në bashkëpunim me 12-vjeçarin A.T, lindur dhe banues po në Përrenjas, ka vjedhur me thyerje dyqanin e floririt në pronësi të Xh.F, në të cilin kanë marrë disa varëse, byzylyk dhe unaza prej floriri.

Nga ana e policisë, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e sendeve të vjedhura prej tyre.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të ‘Vjedhjes së kryer në bashkëpunim", e cila parshikohet nga neni 134 e 22 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE