English

Ekstradohet nga Greqia 32 vjeçari i dënuar për vrasje

Tiranë, 4 Nëntor NOA - Kthehet pas dhjetë vitesh të kryejë dënimin për një vrasje të rëndë qytetin e tij, një 32 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Zyra e Interpol Tiranës mundi sot pasdite të ekstradonte nga Greqia, Rebani Gjonaj, i dënuar në vitin 2002 nga gjykata e Fierit me 23 vjet burg për veprën penale të "vrasjes me paramendim" dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Gjonaj akuzohet nga drejtësia se ka vrarë me pistoletë shtetasin Marenglen Zeneli, me të cilin kishte pasur një konflikt kohët e fundit për motive të dobëta.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, krimi ndodhi në datën 7 dhjetor të vitit 1999 rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të disa lokaleve në fshatin Levan.

Sipas vendimit të gjykatës, Rebani Gjonaj në datën 07.12.1999, atëherë 22 vjeçar, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të disa lokaleve në fshatin Levan, ka vrarë me pistoletë shtetasin Marenglen Zeneli.

Nga hetimi doli se Gjonaj kishte pasur një konflikt kohët e fundit para ngjarjes, për motive të dobëta me viktimën e tij, Marenglen Zeneli.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Athinën në Greqi në datën 29.08.2005, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i këtij shtetasi, por ky proces zgjati më shumë se katër vjet.

m.i/NOA

KOMENTE