Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDK: Qeveria fut në konflikt institucionet për të mbrojtur bizneset e paligjshme
English

PDK: Qeveria fut në konflikt institucionet për të mbrojtur bizneset e paligjshme

Tiranë, 4 nëntor NOA - Partia Demokristiane ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp me anë të së cilës shpreh shqetësimin e saj për rritjen e klimës konfliktuale në vend.

"Kohët e fundit është vënë re acarimi i klimës së tensionit politik dhe social për shkak të manipulimit dhe deformimit të votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 28 qershorit.

Gjatë këtyre muajve të parë të qeverisjes së dalë nga një proces zgjedhor i tjetërsuar, ne jemi dëshmitar të thellimit të konflikteve midis institucioneve dhe midis pushteteve, madje edhe midis segmenteve të maxhorancës" deklaroi sot PDK.

"Partia Demokristiane denoncon përpjekjet e qeverisë për të goditur autonominë e pushtetit lokal dhe uzurpimin e kompetencave të pushtetit vendor nga pushteti qendror dhe kryeministri.

PDK denoncon ndërhyrjen e qeverisë qendrore për bllokimin e një sheshi ndërtimi në qendër të Tiranës, pronë private e ligjshme dhe në përputhje me të gjitha kriteret e shkruara në legjislacionin shqiptar.

PDK denoncon gjithashtu futjen në konflikt të institucioneve brenda shtetit siç ishte përplasja midis ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, ku policia e shtetit u përdor kundër policisë tatimore që po zbatonte ligjin kundrejt një biznesi debitor, që nuk shlyen detyrimet ligjore për shkak të lidhjeve të tij me piramidën e pushtetit" thuhej më tej në deklaratën e PDK-së.

k.k/NOA

KOMENTE