Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Shtetit flet mbi vrasjen e deputetit të PS, Fatmir Xhindi dhe akuzat e Gramoz Ruçit
English

Policia e Shtetit flet mbi vrasjen e deputetit të PS, Fatmir Xhindi dhe akuzat e Gramoz Ruçit

Tiranë, 4 nëntor NOA - Lidhur me deklarimin e bërë nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, mbi vrasjen e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Fatmir Xhindi, ka reaguar pasditen e sotme, policia shqiptare.

Në një dalje publike, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit tha se për këtë ngjarje të rëndë është regjistruar proçedimi penal nr. 40, viti 2009, për veprat penale të "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" dhe "Armëmbajtjes pa leje", parashikuar nga nenet 79/c dhe 278/2, të Kodit Penal.

"Për zbulimin e kësaj ngjarje është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e tre prokurorëve të Prokurorisë për Krimet e Rënda, si dhe 10 Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë dhe Departamentit për Hetimin e Krimeve në Policinë e Shtetit", - deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Ajo sqaroi se për hetimin e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi, nga ana e Policisë së Shtetit është ngritur një grup pune me specialistët më të mirë dhe me më shumë integritet profesional, duke vënë në dispozicion të hetimit të gjitha resurset njerëzore dhe teknikat speciale bashkëkohore të hetimit, me qëllim dokumentimin ligjor të këtij krimi.

"Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit po vazhdon hetimet me intensitet të lartë duke analizuar me kujdes të gjitha informacionet e marra për këtë çështje së bashku me prokurorinë për krimet e rënda dhe po zbaton të gjitha detyrat e deleguara nga ana e prokurorëve. Policia nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësive të saj duke zbatuar me korrektësi detyrimet që i ngarkohen asaj nga Ligji Për Policinë e Shtetit. "Për këto arsye, - vijon qëndrimi, - i sugjerojmë zotit Gramoz Ruçi, që në funksion të zbulimit të së vërtetës, të gjithë informacionin e nevojshëm që disponon ta vërë në dispozicion të Prokurorisë Për Krimet e Rënda, si autoriteti përgjegjës që drejton dhe heton këtë çështje".

Në përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit tha se deklarata të tilla dizinformuese dhe abuzive kanë për qëllim pengimin e punës së bërë nga grupi hetimor dhe të shkaktojnë vonesa në zbardhjen e së vërtetës.

f.sh/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme

Dhuna ndaj Bazes, reagon Berisha: Është një akt i pajustifikuar, fajtorët të dënohen

Dhuna ndaj Bazes, LSI: Fajtorët të dalin para drejtësisë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Sulmi ndaj Bazes, presion dhune ndaj fjalës së lirë

Indicenti "Baze", policia ndalon dy persona

Unioni i Gazetarëve: Dhuna ndaj gazetarit Baze, akt i përsëritshëm kriminal

Konflikti me Taçin, Mero Baze lë Spitalin Ushtarak

Partia e Gjelbër dënoi aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze

OSBE: Dënojmë sulmin e dhunshëm ndaj gazetarit

Dhuna ndaj Bazes, Meta: Të zbatohet ligjin ndaj autorëve për këtë akt kriminal

G99, Veliaj dënon dhunën ndaj gazetarit Mero Baze

PDK: Maxhoranca po tensionon situatën, dënojmë dhunën ndaj Bazes

Dhuna ndaj Bazes, presidenti thyen heshtjen: Autorët sa më shpejt para drejtësisë

Gazetarët: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Baze

Rama: Akuzoj personalisht Berishën për dhunën ndaj gazetarit, Presidenti të reagojë

Unioni i Gazetarëve të Kosovës dënon dhunën ndaj Bazes

Dhuna ndaj Bazes, gazetarët protestë para kryeministrisë

Ruçi: Vrasja e deputetit të PS-së Fatmir Xhindit është politike

PS: Prokuroria të publikojë rezultatet e hetimit për blerjen e ARMO-s

Ambasada Italiane në Tiranë komenton dhunimin e gazetarit Mero Baze

Rrihet shpifësi më i madh i medias shqiptare

KOMENTE