Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Prokuroria të publikojë rezultatet e hetimit për blerjen e ARMO-s
English

PS: Prokuroria të publikojë rezultatet e hetimit për blerjen e ARMO-s

Tiranë, 4 nëntor NOA - Kur ka kaluar më shumë se një vit nga miratimi me ligj i privatizimit të kompanisë ARMO, Partia Socialiste sot doli me një kërkesë që Prokuroria e përgjithshme të publikojë rezultatet e hetimit për tenderin e blerjes së kësaj kompanie, më e madhja në vend për karburantet, nga bosi i "Taçi Oil", Rezart Taçi.

"Kur ka kaluar dhe po kaq, nga detyrimi i dhunshëm i Kuvendit për ta votuar unanimisht atë si dhe fiks një vit nga transferimi i kompanisë ARMO, si pronë shtetërore në duart e një grupi pronarësh të paidentifikuar, sot, ne duam të dimë:

Deri ku kanë shkuar hetimet; a kanë përfshirë ato gjithë operacionin, nga procedurat e garës, shpallja e fituesit, negociimi i kontratës, kontrata, pagesa, transferimi i pronës; gjithnjë në raport me ligjin për privatizimin e ARMOS dhe ligjet e tjera në fuqi duke nisur nga ai "Për Buxhetin e Shtetit".

Këtë kërkesë shtroi para disa minutash në një dalje të posaçme për mediat, deputeti socialist Erion Braçe.

Ai konsideroi se "privatizimi i ARMO vazhdon të mbetet operacioni më i madh në shkelje të rëndë të ligjit dhe konkurrencës së ndershme, i transferimit të pronës publike, në këtë rast të një sektori strategjik, në duart e një grupi njerëzish të pa identifikuar ose të indentifikuar më herët, si njerëz me probleme të mëdha me ligjin në Shqipëri, shquar si të tillë nga Kryeministri i vendit".

Braçe theksoi se "ky ishte operacioni më i madh, i dyshuar dhe denoncuar si korruptiv, në një proces shtetëror që përfshin disa institucione shtetërore, veprimtarinë e tyre që duhet të ishte transparente-nga Ministria e Ekonomisë, Financave deri tek Banka e Shqipërisë, paratë në buxhetet e tyre dhe lëvizjet financiare të kryera në shërbim të këtij operacioni".

Në këtë pikë, ai citoi relacionin që shoqëron Projekt Ligjin e votuar si Ligj "Për ratifikimin e kontratës së shitjes së 85% të baksioneve të ARMO SHA-së, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës dhe blerësit "AMRA OIL SHA-se" dhe konsorciumit "REFINERY ASSOCIATES OF TEXAS, ANIKA ENTERPRISES& MERKURIA ENERGY GROUP" thuhet: "gjithashtu, ankimuesi i mësipërm ka depozituar kallëzim penal për shkelje të barazisë në tender. Nga ana e Prokurorisë është filluar procedimi penal, ku deri tani janë kryer procedura për këqyrjen e të gjithë dokumentacionit që parashikohet në ligj, dhe që është mbajtur në fakt nga Komisioni për zhvillimin e këtij tenderi".

Sipas PS, Parlamenti u detyrua me dhunë të votonte për të ratifikuar një kontratë që materializonte një proces nën hetim, në shenjë presioni ndaj hetuesve por edhe si një veprim garantues për fshirje të përgjegjësisë individuale të çdo zyrtari, përfshirë në këtë proces mu në mes të përgjegjësisë kolegjiale, marrë vullnetarisht nga Kuvendi!

Kurse shtroi pyetjet: "Ç'ka ndodhur me këtë hetim, cilat kanë qenë veprimet hetimore që janë kryer, cilat janë dokumentet që janë administruar si prova, deri ku kanë shkuar hetimet; a kanë përfshirë ato gjithë operacionin, nga procedurat e garës, shpallja e fituesit, negociimi i kontratës, kontrata, pagesa, transferimi i pronës; gjithnjë në raport me ligjin për privatizimin e ARMOS dhe ligjet e tjera në fuqi duke nisur nga ai "Për Buxhetin e Shtetit""

Pyetje tjetër që shtroi deputeti i zgjedhur i PS, Braçe, që qëndron pa afat jashtë Parlamentit, ishte: "Pra, duam të dimë: Kush është pas ANIKA ENTERPRISES, veçmas pas MERCURIA ENERGY GROUP dhe cilat janë operacionet financiare që kanë kryer pas marrjes në pronësi të ARMO-s, duke përfshirë aksionet e tyre dhe paratë e përfshira në operacion, burimin dhe destinacionin përfundimtar të tyre".

e.l/NOA

KOMENTE