English

Raporti i INSTAT: Bie deficiti tregtar, eksportet shënojnë një rritje me 33.6%

Tiranë, 4 nëntor, NOA - Në muajin shtator 2009, deficiti tregtar ka shënuar një rritje prej 17.1% krahasuar me muajin gusht, ndërsa importet u rritën me 20.6% dhe eksportet me 33.6%.

Ky është raportimi më i fundit që bën Instituti i Statistikave lidhur me përpjesëtimin e importeve dhe eksporteve në vendin tonë gjatë kësaj periudhe.

Sipas tij, në muajin shtator u eksportuan 9,5 miliardë lekë mallra, me rritje 33.6 përqind në krahasim me muajin gusht 2009 dhe ulje me 10.9 përqind në krahasim me shtatorin e kaluar.

Ndërkohë që po këtë muaj janë importuar 40,6 miliardë lekë mallra me rritje 20.6 përqind në krahasim me gushtin e kaluar dhe rritje 9.7 përqind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.

Defiçiti tregtar i këtij muaji është 31 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 17.1 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 18.1 përqind krahasuar me Shtator 2008.

Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian janë 68 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 63.3 përqind dhe importi 20.7 përqind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 6.2 përqind dhe importi 16.7 përqind.

n.e/NOA

KOMENTE