English

Republikanët fitojnë në zgjedhjet për guvernatorë në Nju Xhersi e Virxhinia

Nju Xhersi, 4 nëntor, NOA - Kandidatët republikanë kanë fituar zgjedhjet në dy shtete kyçe për guvernator gjatë votimeve të djeshme në disa shtete amerikane. Të cilësuara më shumë në fakt, si një referendum ndaj administratës së presidentit Barak Obama dhe politikave të tij aktuale, rezultati i këtyre zgjedhjeve është parë me optimizëm ndaj republikanëve amerikanë.

Ata kanë konsideruar se këto zgjedhje të lënë të kuptosh se Partia Demokrate do të ketë probleme në zgjedhjet e vitit të ardhëshëm që zhvillohen në të gjitha shtetet për Kongresin Amerikan.

Konkretisht, amerikanët dje votuan për fitoren e republikanit Bob McDonnel në garën për postin e guvernatorit në shtetin e Virxhinias, kundër kundështarit demokrat Kreig Dids duke u bërë guvernatori i parë republikan i Virxhinias në tetë vjet.

Ndërsa në Nju Xhersi, ka fituar republikani Kris Kristi, i cili do të bëhet guvernatori i parë republikan në Nju Xhersi në 12 vjet.

n.e/NOA

KOMENTE