Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja u bën thirrje kosovarëve: Bojkotojini zgjedhjet e 15 nëntorit!
English

Vetëvendosja u bën thirrje kosovarëve: Bojkotojini zgjedhjet e 15 nëntorit!

Prishtinë, 4 nëntor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje përmes një deklarate, ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në procesin zgjedhor të 15 nëntor, pasi sipas drejtuesve të saj, do të shmangej  decentralizimi në baza etnike.

Për krerët e Vetëvendosjes, kjo thirrje është e legjitimuar nëse mendohet se pas zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në kosovë do të krijohen komunat e reja me shumicë serbe.

"Premtimi kryesor, për të cilin po mbahen këto zgjedhje lokale, po mbahet i fshehur nga fushata parazgjedhore, e ky premtim është ‘votoni për decentralizimin, pavarësisht kandidatëve që po garojnë'", shprehet aktivisti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, lidhur me një fakt të tillë. Sipas tij, në zgjedhjet e afërta lokale, sipas Planit Ahtisari, ato do mbahen edhe në tri komunat e reja me shumicë serbe: Kllokot, Graçanicë dhe Ranillugë, ndërsa Novobërda do ta zgjerojë territorin e saj dhe këto ndryshime, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, dëmtojnë komunat aktuale dhe i hapin rrugë decentralizimit në vija etnike.

"Ata e dinë se nëse formohet një komunë e re, duhet ta ketë një territor të vetin, ndërsa institucionet vendosin për fatin e territorit brenda Kosovës", thotë këshilltari Zogaj lidhur me një fakt të tillë.

Sidoqoftë, thirrja për bojkot nuk dihet nëse do të ketë ndonjë efekt në moszbatimin e planit të decentralizimit, kjo pasi qeveria nga ana e saj po bën ç'është e mundur që të sigurohet pjesëmarrja në zgjedhje.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE