English

Vrasja e Xhindit, policia: Deklaratat e Ruçit, dizinformuese

 Tiranë, 4 Nëntor NOA-Policia e Shtetit hedh poshtë deklaratat e deputetit socialist Gramoz Ruçi në lidhje me zbardhjen e vrasjes së deputetit të PS Fatmir Xhindi.

Në komunikatën e saj për mediat, Policia i cilëson këto deklarata, dizinformuese dhe abuzive, të cilat kanë për qëllim pengimin e punës së bërë nga grupi hetimor dhe të shkaktojnë vonesa në zbardhjen e së vërtetës.

"Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit po vazhdon hetimet me intensitet të lartë duke analizuar me kujdes të gjitha informacionet e marra për këtë çështje së bashku me prokurorinë për Krimet e Rënda dhe po zbaton të gjitha detyrat e deleguara nga ana e prokurorëve.

Për këto arsye, i sugjerojmë zotit Gramoz Ruci, që në funksion të zbulimit të së vërtetës, të gjithë informacionin e nevojshëm që disponon ta vërë në dispozion të Prokurorisë Për Krimet e Rënda, si autoriteti përgjegjës që drejton dhe heton këtë çështje", thuhet në komunikatë.

m.i/NOA

KOMENTE