Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Raporti, Shqipëria në situatë kaotike të pronës për shkak të interesave të familjes
English

Balla: Raporti, Shqipëria në situatë kaotike të pronës për shkak të interesave të "familjes"

Tiranë, 5 nëntor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla doli sot në një deklaratë për shtyp ku deklaroi se Shqipëria ndodhet në situatë kaotike të pronës për të interesave të "familjes".

"Vështirë të ketë sot qytetarë shqiptarë, të majtë apo të djathtë, që të mos jenë skandalizuar nga oreksi i papërballueshëm i familjes në pushtet për të zaptuar në mënyrë abuzive pronat e shqiptarëve.

Nga Kakomeja në Jalë, nga Porto Romano në Gjirin e Lalzit, nga Orikumi në Borsh e në qendrën e Tiranës, duket se është bërë e pamundur që të kalojë qoftë dhe një ditë pa nxjerr në shesh një tjetër skandal e një tjetër abuzim që, jo rastësisht, kanë gjithnjë si emërues të përbashkët ministrat, djemtë dhe vajzat, dhëndurët e sekserët, e familjes që drejton sot vendin" tha Balla.

Sipas tij, Partia Socialiste është shumë e shqetësuar nga kjo situatë ku interesat e familjes dhe klikës së lidhur më të, vihen mbi ligjin, mbi shtetin e mbi interesin publik.

‘Partia Socialiste denoncon po ashtu situatën kaotike që mbizotëron në lidhje me ligjin për pronat. Prej kohësh ne kemi ngritur shqetësimin, të cilin e theksojmë sot më fortë se kurrë, se kjo situatë nuk është aspak e rastësishme, nuk është aspak produkt i paaftësisë së kësaj qeverie, sado olimpike qoftë paaftësia e saj.

Nuk ka më asnjë dyshim se kaosi që rrethon çështjen e pronave është pjesë e një projekti të mbrapshtë e të mirëmenduar që i lejon familjes në pushtet dhe aventurierëve e sekserëve të saj të përfitojnë në mënyrë abuzive. Është pikërisht ky kaos që i lejon sekserëve të familjes Berisha të përfitojnë toka në Orikum, Lalz e gjetkë, ndërsa qytetarët e thjeshtë duhet të ruajnë pronat se mos ia merr Saliu" tha më tej Balla.

k.k/NOA

Â

KOMENTE