Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bardhezinjtë nuk zhgënjejnë në Champions , Juve pranë kalimit të turit
English

Bardhezinjtë nuk zhgënjejnë në "Champions", Juve pranë kalimit të turit

"Champions", ndaj Makabi Haifas për të arritur një tjetër fitore të skuadrës së tij në këtë kompeticion.

Kamoranezi e dërgoi topin në rrjetë, edhe pse ndodhej në një pozicion të vështirë.

Juvja e siguroi fitoren, ngaqë izraelitët dështuan në rastet që krijuan për të shënuar gol në portën bardhezi.

Juventusi ka tetë pikë në Grupin A, dy më pak se Bordo, që fitoi ndaj Bajernit të Mynihut. Bajerni është në vend të tretë me katër pikë dhe në vend të fundit me asnjë pikë vjen pikërisht skuadre që është mundur nga Juvja në mesjavë, Hapoel Tel Avivi.

Trajneri i Juves, Çiro Ferrarra është shprehur i lumtur, tre ditë pas disfatës që skuadra e tij pësoi në Seria A 3-2, me Napolin.

"Jam i lumtur që fituam, pasi edhe lojtarët luajtën shumë mirë",- theksoi Ferrara.

"Ata zhvilluan një ndeshje ku vënë trurin më në funksion se këmbët", - shprehet lojtari i Juves.

"Nuk mjafton vetëm që të bëjmë përpjekje. Në këtë pikë na duhet më shumë eksperiencë. Ne po mësojmë", - theksoi braziliani.

"Kemi ende dy ndeshje për të luajtur dhe qëllimi ynë dihet. Nëse shihni statistikat, atëherë duket qartë se sa herë e ka goditur portën ekipi ynë gjatë një ndeshje. Ka raste që edhe nuk fitojmë,' - shprehet Ferrarra.

Fantazisti i Juves, Diego ishte sërish një ndër lojtarët më të mirë në fushë, gjatë takimit me Makabi Haifan.

Ai terrorizoi mbrojtjen kundërshtare, me anë të sulmeve të njëpasnjëshme.

Makabi Haifa kontrolli lojën në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe ishte shumë pranë golit. Por kur sulmueset e vendasve u shtuan ndjeshëm, Kamoranezi gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar golin që i siguroi tre pikë Juventusit.

Pas fitores së fundit, bardhezinjtë shpresojnë që të gjejnë suksesin edhe në Seria A, për t'iu rikthyer pretendimeve për titullin kampion.

e.r/NOA

Â

KOMENTE