Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Berisha nuk mund ta luftojë korrupsionin në Shëndetësi
English

PS: Berisha nuk mund ta luftojë korrupsionin në Shëndetësi

Tiranë, 5 nëntor NOA - Zëdhënësja e Partisë Socialiste ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës ka reaguar për deklaratën e kryeministri Berisha e ka për prioritet të luftojë korrupsionin në Shëndetësi.

"Berisha ka vazhduar me hipokrizinë e tij t'u thotë shqiptarëve se ai është i vendosur për ta kthyer Shëndetësinë në prioritet të qeverisjes dhe për të luftuar korrupsionin në spitale. Fatkeqësisht, sot, kur kanë kaluar më shumë se 4 vjet nga marrja e mandatit të parë të dështuar të Sali Berishës, ky i fundit na tregon të njëjtën përrallë si katër vjet më parë.

Sot, 4 vjet më pas, Berisha përsërit të njëjtin premtim, që nuk diti ta mbaj gjatë 4 viteve që lamë pas" tha zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj. Sipas saj, spitalet e vendit janë në gjendje denigruese për çdo pacient sepse korrupsionin shumëmilionësh e bën vetë Berisha dhe familja e tij dhe kryeministri i ka duart e lidhura pasi i duhet ta nisë luftën kundër korrupsionit nga familja. "Berisha e fsheh burimin e këtij korrupsioni, mbesën e Familjes, e cila mbron interesat e klanit familjar në tenderët disa milionëshe dhe lë pas dore interesat e mijëra shqiptarëve, të rinj e të moshuar, që sot nuk arrijnë të gjejnë dot në shërbimin shëndetësor shqiptar ndihmën që kërkojnë" përfundoi Imeraj.

k.k/NOA

KOMENTE