Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reporterët e KE-së takohen me kryeministrin Berisha
English

Reporterët e KE-së takohen me kryeministrin Berisha

Tiranë, 5 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në një takim Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jaako Laakso dhe David Wilshire.

Reporterët i bënë me dije Kryeministrit se, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, vizita e tyre është një vizitë rutinë, për të shprehur gatishmërinë e Asamblesë Parlamentare të KE-së për të ndihmuar dhe për të dhënë mbështetjen e saj për Shqipërinë, për çështje me interes të përbashkët.

Në takim u diskutua për situatën pas-zgjedhore në vend.

Kryeministri Berisha u bëri me dije reporterëve të Këshillit të Evropës se zgjedhjet parlamentare ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara në Shqipëri, gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, me infrastrukturën më moderne të teknologjisë së lartë të informacionit, me kuadrin ligjor tërësisht të ri, të hartuar dhe miratuar me konsensus të gjerë mes mazhorancës dhe opozitës dhe se Ëatchdoog-u i zgjedhjeve konfirmon se nuk ka pasur parregullsi për sa i përket procesit të numërimit apo nxjerrjes së rezultatit.

Për sa i përket kërkesave të opozitës në vend për rinumërim, në takim u theksua se, në asnjë rast, politika nuk mund të ndërhyjë për të ndryshuar vendimet e gjykatave. Â

Përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u shprehën se i qëndrojnë plotësisht raporteve tashmë të publikuara nga faktori ndërkombëtar për zgjedhjet, përfshi edhe vëzhguesit e dërguar nga KE, dhe se nuk ka nevojë që të diskutohet më për këtë çështje në raportin që ata po përgatisin.

Në takim u diskutuan edhe çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet në rajon

k.k/NOA

KOMENTE