Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rezoluta e BE, eurodeputetët apel opozitës të hyjë në Kuvend
English

Rezoluta e BE, eurodeputetët apel opozitës të hyjë në Kuvend

Tiranë, 5 Nëntor NOA-Në rezolutën që Parlamenti Evropian po harton për Shqipërinë në kuadër të shqyrtimit të statusit të saj si vend kandidat në BE, është propozuar të shtohet dhe thirrja ndaj opozitës që deputetët e saj duhet të hyjnë sa më parë në Kuvend.

Pothuajse të gjithë eurodeputetët, të majtë dhe të djathtë, kanë ndarë së bashku mendimin që deputetët e opozitës duhet të lënë bojkotin e t'i drejtohen Kuvendit.

Eurodeputetja Doris Pack ka deklaruar sot për mediat se PE pothuajse e ka injoruar sot situatën politike të krijuar në Shqipëri.

Sipas saj në rezolutën për Strategjinë e Zgjerimit nuk përmendet fare situata politike e krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri.

"As që përmendet fare që opozita ka bojkotuar parlamentin.

Në amendament do të kërkoj që t'i bëhet thirrje opozitës për të mos qëndruar rrugëve. Duhet t'u themi dhe të pozicionohemi qartë, që opozita duhet t'i kthehet parlamentit në Shqipëri", theksoi Pack.

Të njëjtin mendim ka ndarë dhe eurodeputeti, Christian Vigenin, i cili theksoi se pavarësisht arsyeve që mund t'i ketë opozita, ajo duhet të qëndrojë në Parlament.

"Nuk mendoj se opozita e një vendi që synon anëtarësimin në BE duhet të qëndrojë jashtë parlamentit. E nga ana tjetër, as ne nuk duhet t'i mbyllim sytë e të mos shohim se atje vërtet ka një problem", tha Vigenin.

m.i/NOA

KOMENTE