Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: Berisha të dorëzojë para drejtësisë sekserin e tij, Rezart Taçi
English

Tahiri: Berisha të dorëzojë para drejtësisë sekserin e tij, Rezart Taçi

Tiranë, 5 nëntor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i bënë thirrje Berishës të dorëzojë para drejtësisë Rezart taçin.

"Partia Socialiste ka ndjekur me shqetësim dhe indinjatë situatën më të fundit në lidhje me Rezart Taçin. Është e pajustifikueshme që, në një kohë kur Sali Berisha dhe Ministri i tij i rendit bëjnë be rrufe për sukseset e tyre hipotetike në luftën kundër krimit, policia që ata drejtojnë nuk është ende në gjendje të sqarojë opinionin publik nëse Rezart Taçi është ende në Shqipëri apo ka kaluar kufijtë e vendit tone, si dhe në çfarë pike janë hetimet mbi këtë ngjarje" tha Tahiri.

"Njeriu që nëpërmjet një procedure të errët dhe korruptive e për llogari të familjes në pushtet privatizoi ARMO, që detyroi Sali Berishën dhe ministrat e tij të krijonin monopolin më të madh në tregun e shitjes së karburantit nga babëzia për të përfituar në kurriz të shqiptarëve, njeriun që hapi fushatën elektorale të Sali Berishës duke paguar mbi 3 milion Euro për të sjellë ekipin e Milanit në Tiranë, njeriu që sot rezulton ende në kërkim nga policia e shtetit për rrahjen barbare të një gazetari' shtoi më tej sot Tahiri.

Sipas deputetit socialist, Policia e Shtetit e ka të pamundur të tregojë vendndodhjen e Rezart Taçit dhe ecurinë e hetimeve ndaj tij.

Kjo sipas Tahirit, jo sepse policia është e paaftë, por sepse për të gjetur Rezart Taçin Policisë i duhet të kontrollojë në zyrën dhe shtëpinë e Sali Berishës, sepse është atje ku fshihet Rezart Taçi dhe i gjithë korrupsioni e paligjshmëria që ai përfaqëson.

"Ne i bëjmë thirrje Sali Berishës të dorëzojë para drejtësisë sekserin e tij, Rezart Taçi, që ky Kryeministër të mos japë konfirmimin e tij të radhës se është më i gatshëm të dorëzojë institucionet dhe ligjin për të mos dorëzuar sekserët e familjes.

I bëjmë thirrje Sali Berishës të marrë në telefon sekserin e tij dhe protektorët e interesave të familjes dhe ti urdhërojë t'i binden drejtësisë njëlloj si të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Ne i bëjmë thirrje policisë së shtetit, të mos bëhet vegël e interesave të ngushta të pushtetit, por të respektoje ligjin, qoftë dhe në ato raste te cilat bien ndesh me interesat e familjes" deklaroi Tahiri.

k.k/NOA

Â

KOMENTE