Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çmontimi çon në qeli gjashtë hajdutë makinash
English

"Çmontimi" çon në qeli gjashtë hajdutë makinash

Tiranë, 6 nëntor NOA - Policia e Tiranës çon në qeli gjashtë persona të dyshuar si autorë të vjedhjes së një sërë automjetesh në kohë dhe vende të ndryshme në kryeqytet.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.4 organizuan ditën e djeshme një operacion të koduar "Çmontimi" i cili u finalizua me  dokumentimin e një sërë vjedhjesh dhe ndalimin e gjashtë personave, të dyshuar për "vjedhje më shumë se një herë". Gazmir Ngota, 26-vjeç, banues në Babrru Tiranë, i dënuar më parë, për vjedhje me dhunë, Sajmir Rexhepi, 20-vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë për vjedhje dhe plagosje me dashje, Liridon Frroku, 19-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, (aktualisht vuan dënimin për pengmarrje në Fushë Krujë), A.F, 16-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, për vjedhje në bashkëpunim, K.S, 16- vjeç, banues në Allias Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe A.A, 17-vjeç, banues në Allias, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje janë gjashtë personat e identifikuar si autorë të vjedhjeve të një sërë makinash. Sipas policisë, janë shpallur në kërkim edhe katër bashkëautorët e tjerë të këtij grupi kriminal, të cilët tashmë janë identifikuar. "Ndalimi i tyre u bë sepse dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në Tiranë. Autorët e dyshuar, kryesisht vepronin në Tiranë gjatë orëve të vona të natës duke realizuar vjedhjet e automjeteve kryesisht të tipit benz.

Më pas automjetet e vjedhura i dërgonin për shitje apo çmontim të pjesëve në qytetin e Korçës dhe në Laç" thuhej në deklaratën e policisë së Tiranës lëshuar ditën e sotme.

Burime nga policia thanë se pjesa dërrmuese e vjedhjeve janë kryer në muajin tetor të këtij viti si dhe gjatë kësaj jave.

k.k/NOA

KOMENTE