English

Gjykata e Apelit: KLSH, larg duart nga biznesi

Tiranë, 6 nëntor NOA - Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë ka lëshuar një deklaratë për shtyp ditën e sotme me anë të së cilës ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit për të rrëzuar padinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, ndaj një urdhri të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve që nuk lejonte kontrollin e drejtpërdrejtë që disa inspektorë të KLSH kishin ushtruar ndaj biznesit.

"Më shumë se 2 muaj më parë disa inspektore të KLSH ushtruan kontroll dhe mbajtën 105 proces-verbale që çuan në penalizmin e padrejte të biznesit, për detyrime gjatë viteve 2005, 2006, 2007 dhe 2008.

Duke u mbështetur në pikën 1 të nenit 14 të ligjit Ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore në RSH", Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxori një urdhër të brendshëm për të mos lejuar vazhdimin e kontrolleve të tilla nga KLSH sepse "Administrata Tatimore është autoriteti i vetëm tatimor në Republikën e Shqipërisë, ç'ka do të thoshte të që asnjë punonjës i KLSH apo Auditit nuk ka të drejtë të komunikojë apo të verifikojë dokumentacionin dhe mjediset e tatimpaguesve (biznesit)" thuhej në deklaratën e lëshuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Protestat e biznesit dhe më pas reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u kundërshtuan nga KLSH që e çuan çështjen në Gjykatën e Apelit. Â

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë përshëndet vendimin e gjykatës së Apelit që rrëzoi padinë e KLSH, që në këtë rast po përpiqet të institucionalizojë precedent, që do të krijojnë një zinxhir të pafund kontrollesh në dëm të biznesit.

k.k/NOA

Â

KOMENTE