Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kamioni del nga rruga, vdesin dy persona plagoset një tjetër
English

Kamioni del nga rruga, vdesin dy persona plagoset një tjetër

Malësi e Madhe, 6 nëntor NOA - Dy persona të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi pak pas mesditës së sotme në veri të vendit.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Hot-Vermosh, në vendin e quajtur Fshati Brigje, Komuna Kastrat e rrethit Malësi e Madhe kur automjeti tip kamion ma targa SH 4027 E, ka dalë nga rruga duke rënë rreth 50 metra poshtë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Burime nga policia thanë se kamioni, i cili ka qenë i ngarkuar me lëndë drusore, ka dalë nga rruga si pasojë e motit të keq me shi dhe terrenit të lagur.

Për pasojë kane gjetur vdekjen drejtuesi i kamionit, Gazmend Ujkaj, 34-vjeç banues në fshatin Broje, dhe Pjerin Smajlaj, 30-vjeç, banues në fshatin Rapsha, si dhe ka mbetur i plagosur rëndë Alfred F., 22-vjeç, i cili është dërguar në gjendje kritike për jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po i jepet ndihma e parë.

k.k/NOAÂ

KOMENTE