Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta-Roçen: Mali i Zi nuk do të ndryshojë regjimin e vizave me Shqipërinë
English

Meta-Roçen: Mali i Zi nuk do të ndryshojë regjimin e vizave me Shqipërinë

Podgoricë, 6 Nëntor NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta nisi sot një vizitë zyrtare dy-ditore në Malin e Zi, ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit fqinj.Â

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, z. Meta u shpreh optimist për marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy vendeve, duke i cilësuar ato si "model për vendet e tjera fqinje që duan të ecin në rrugën e integrimit".

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyera, - u shpreh Meta duke shtuar se "këto vende kanë një vizion dhe një objektiv të përbashkët për të ardhmen: anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si dhe zgjerimin e NATO-s me anëtarësimin e Malit të Zi". Meta theksoi se me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, bregdeti i Adriatikut do të jetë i integruar në këtë organizatë të rëndësishme dhe do të shtojë sigurinë në rajon, duke kontribuar kështu edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik.

"Jemi në një epokë të re ku konkurrojnë rajonet, të cilët krijojnë një mundësi më të madhe për investimet e huaja. Shqipëria dhe Mali i Zi, përmes një bashkëpunimi të ngushtë do të forcojnë paqen dhe sigurinë, duke forcuar edhe situatën ekonomike"", - vuri në dukje z.Meta.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, z. Milan Roçen trajtoi çështjen e lëvizjes së qytetarëve të dy vendeve duke theksuar se "edhe pasi Mali i Zi të përfitojë liberalizimin e vizave me BE-në, vendi i tij nuk do të ndryshojë regjimin e vizave me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë dhe ata malazezë do të vazhdojnë të udhëtojnë pa viza drejt vendeve respektive". Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi shprehu gjithashtu besimin se "edhe Shqipëria do të jetë së shpejti në listën e Shengen-it".

Për sa i përket çështjes së kufijve me Kosovën, z. Roçen u shpreh se Mali i Zi nuk ka probleme kufitare me asnjë prej fqinjëve të tij.

"Është bërë njëherë ndarja administrative e kufijve dhe dihet tashmë se kush janë kufijtë shtetërorë. Ne nuk kemi probleme me Kosovën", - tha Roçen.

a.b/f.sh/NOA

KOMENTE