Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mitingu protestë i PS në Elbasan, Edi Rama: Pse nuk tërhiqem nga hapja e kutive
English

Mitingu protestë i PS në Elbasan, Edi Rama: Pse nuk tërhiqem nga hapja e kutive

Elbasan, 6 Nëntor NOA - Tubimi protestë i Partisë Socialiste i pasdites së sotme në Elbasan, sapo është mbyllur me fjalën e kryetarit të PS, Edi Rama i cili mëse një herë, bëri thirrje që Elbasani t'i bashkohet tubuesve në protestën e pritshme të 20 nëntorit në Elbasan.

Fillimisht Rama foli për rrahjen e Mero Bazes që tha se u dhunua nga një biznesmen i familjes Berisha, shteti i të cilit siç aludoi, lejon që Taçi të mos paguajë taksat.

Më tej u ndal te çështja e zgjedhjeve dhe vlerësoi se Sali Berisha nuk do që të hapen kutitë sepse hapja e tyre do të çonte në zbardhjen edhe të krimeve të tjera sipas tij, si tragjedia e Gërdecit, rruga Durrës-Kukës.

"Hapja e kutive është çlirimi nga vetë Sali Berisha. Shpresat dhe ëndrrat tuaja për të ardhmen, janë të burgosura në kutitë e votimit", - theksoi z.Rama.

"Nëse ne do të pranojmë që kutitë e votimit të mos hapen, atëherë kemi pranuar për kushedi sa kohë akoma, zgjedhje të një pushteti të padrejtë për aspiratat dhe nevojat e qyteteve dhe fshatrave tona, të padenjë për ëndrrën e madhe evropiane të Shqipërisë.

Këtu, Rama tha se ëndrrën për Shqipërinë evropiane nuk mund ta realizojë qeverisja aktuale dhe kryetari i saj Berisha, pasi sipas tij, "këtë nuk mund ta bëjnë propagandistët e paturp që flasin përditë për luftën ndaj korrupsionit dhe varfërisë, ndërsa pasurojnë frontalisht njerëzit e tyre duke varfëruar çdo ditë dhe më shumë shqiptarët".

Duke vijuar fjalimin e tij, Rama vlerësoi se vendi ynë duhet të ndahet një herë e mirë nga politika e vjetër dhe nga zgjedhjet pa standarde.

Kurse siguroi edhe një herë se deputetët e PS nuk do të hyjnë në Kuvend, por shtoi se deklarimet e fundit se mandatet e deputetëve socialistë mund të digjen për shkak të mospjesëmarrjes në Parlament, janë spekulime dhe të pavërteta: "Mandatet e deputetëve të Partisë Socialiste nuk digjen sepse ato i kanë për të mbrojtur interesat tuaja", - tha Rama, në përgjigje të pohimeve të konstitucionalistëve që pohojnë se afati gjashtëmujor i detyrueshëm me ligj për deputetët që të jenë të pranishëm në Kuvend, mund të rrezikojë mandatin e tyre.

***

Në miting morën pjesë dhe folën ndër të tjerë, Edi Rama, kryetar i PS, Spartak Ngjela, kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Valentina Leskaj, deputete e PS, Elbasan, Erjon Veliaj, kryetar i Lëvizjes G99, si dhe një nga të ikurit e LSI pas hyrjes së saj në qeverinë e Berishës, Pëllumb Xhufi.

Tubimin e çeli deputetja e PS në Elbasan, Valentina Leskaj. Ajo vuri në dukje se qëllimi i tubimit të pestë të PS që i paraprin atij të 20 nëntorit në Tiranë, ka një synim, atë të mbrojtjes së votës.

Nën ovacionet e të pranishmëve "Ku është vota ime", Leskaj u ndal në rrahjen e gazetarit Mero Baze duke e konsideruar si një vepër të qeverisë.

Më tej Leskaj akuzoi se "takat që ju paguani, u përdorën nga qeveria më 28 qershor" dhe shtoi se "ato po vazhdojnë të përdoren në televizionin publik shqiptar" që tha se gjithashtu i shërben qeverisë aktuale.

a.k/f.sh/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

PS, tubim proteste në Elbasan, Leskaj: Taksat tuaja "i hëngri" 28 Qershori

Tubimi i PS, Ngjela: Berishën duhet ta shporrim që të na heqin vizat për 7 ditë

KOMENTE