English

Operacioni "Agjencia" çon në qeli një 26-vjeçar për vjedhje

Tiranë, 6 nëntor NOA - Policia e Tiranës ka çuar në qeli një 26-vjeçar të akuzuar për në sërë vjedhjesh të kryera në kryeqytet e Durrës.

Efektivat e komisariatit të policisë nr.3, organizuan ditën e djeshme një operacion të koduar "Agjencia" i cili u finalizua me arrestimin e Mario Kapedani 26-vjeç të dyshuar si autorin 13 vjedhje të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë e Durrës.

Burime nga policia thanë se Kapedani dyshohet se i kryente vjedhjet në bashkëpunim edhe me shtetasit tashmë të arrestuar Viktor Tutulani 50-vjeç dhe Shefik Hasanaj, 30- vjeç, të dënuar më parë për vjedhje.

Policia bëri të ditur se po vazhdojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera të mundshme të kryera nga tre të arrestuarit.

k.k/NOA

KOMENTE