Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uidhers: Shqipërisë i duhet të provojë se është e denjë për në NATO e BE
English

Uidhers: Shqipërisë i duhet të provojë se është e denjë për në NATO e BE

Tiranë, 6 nëntor NOA Lajm dhe foto Update - Ambasadori i SHBA-së, Xhon Uidhers ka marrë pjesë sot në konferencën "Midis Lirisë së Dhunuar dhe Informalitetit" ku ka dënuar dhunën e ushtruar pak ditë më parë ndaj gazetarit Mero Baze.

"Ngjarje të tmerrshme do të ndodhin në çdo kohë.

Është fatkeqësi që këto ngjarje nuk mund të parandalohen përpara se të ndodhin, por prova për një shoqëri, prova për një qeverisje, prova për një komb është se si përgjigjet kur ndodhin ngjarje të tilla të papranueshme.

I tillë është edhe ky moment sot për Shqipërinë.

Shqipëria është një vend në prag të integrimit në disa nga institucionet më të rëndësishme, më të mirënjohura ndërkombëtare që ne kemi. Është tashmë anëtare e NATO-s dhe po përpiqet të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Shqipërisë i duhet të provojë se është e denjë për anëtarësinë në këto aleanca të mëdha" tha Uidhers gjatë fjalës së tij.

Më tej gjatë fjalës së tij, ambasadori i SHBA-së në Shqipëri tha se e përshëndeti reagimin e kryeministrit Berisha pas incidentit, në të cilën ai dënoi plotësisht dhe ritheksoi fort dhe në mënyrën më të qartë përkushtimin e Shqipërisë ndaj lirisë së shtypit dhe të shprehjes.

"Kam parë dhe kam lexuar me interes reagimet e qeveritarëve, gazetarëve, manjatëve të medias, të cilët i janë përgjigjur asaj që ndodhi disa net më parë.

Mund të them se e kam të vështirë t'u besoj disa prej atyre reagimeve, editoriale dhe komente që duken se nënkuptojnë sikur Mero Baze ia shkaktoi vetes atë që ndodhi ngaqë artikujt e tij ishin provokativë, të ashpër dhe paragjykues.

U trishtova kur gjatë disa bisedave private me qeveritarë të lartë pashë të njëjtin qëndrim. Unë jam në Shqipëri prej pak më shumë se dy vjetësh tashmë dhe gjatë qëndrimit tim, ambasada ime dhe unë gjithashtu, kemi qenë objekt i artikujve dhe editorialeve, ndonjëherë pozitivë e ndonjëherë kritikues" deklaroi më tej ambasadori Uidher.

k.k/NOA

KOMENTE