Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fenomeni Baze dhe dukuria jo vetem Taçi
English

"Fenomeni Baze" dhe "dukuria jo vetem Taçi"

Ne, miqtë dhe përkrahësit e djeshëm ishim jo vetëm krijuesit, por edhe frymëzuesit, jo vetëm shpërdoruesit por edhe avokatët e tij dje "kur ishte me ne" duke e inspiruar dhe duke i rrahur krahët sa herë shpifte, sulmonte e gjobiste "armiqtë tanë"

Nga Hamdi Dega, Nju Jork* Jam i pari gazetar shqiptar qe e kam quajtur Mero Bazen, Mero Gelbaza qysh ne vitin 1992 për servilizmin e tij, për këpucë-lëpirjen e qeverise dhe këpucë-gjuajtjen ndaj kolegëve te tij dhe "cdo armiku" pa pushtet.

Skajet gjithnjë puqen

Siç thonë francezet, "extremet (skajet) gjithnje puqen". Nga kepuce- lepires deri ne neveri ndaj qeverise kaloi ne skajin tjeter ne kepuce- gjuatjes te terbuar kunder saj per aresye qe cdo njeri nga ne i di.

Mero Baze nuk eshte as i pari dhe as i fundit gazetar apo analist shqiptar i ketij soji. Dalja e tij ne skene nuk ishte rastesi. Pse!? Sepse ky perfaqeson nje dukuri ne skenen mediatike dhe politike shqiptare.

Mero Baze nuk ra nga qielli as nuk mbiu nga balta. Ishim ne, ishte politika, ishte gazetaria ishte mjedisi shqiptar qe e krijoi ate dhe e ktheu ne nje dukuri qe une do ta quaja " Fenomeni Baze". Si!? Qysh!?

Jo vetem ai por edhe shume te tjere si ai u krijuan, u frymezuan dhe u leshuan ne skenen politiko- mediatike shqiptare per interesa te castit, per perfitime te castit. Pa te dhenat e informacionet tona, pa burimet e pashtershme e perkrahjen nga politika apo pas-politika shqiptare, pa terrc- verrcet e shkeljet tona te syrit, as Mero Baze as Bazet e tjere nuk do te ktheheshin ne nje dukuri.

Nga i merrte Mero Baze informacionit "top sekret" dhe fotografite konfidenciale te ketij apo atij lideri apo biznesmeni deri ne plazhet nudiste te Frances apo ne gjirin e ngushte te familjeve shqiptare!? Per te dhena e foto te tilla gazetat dhe media boterore paguajne miliona dollare…

Nga a merrte Mero Baze guximin e munguar apo garancine se nuk do te ndeshkohej nga drejtesia per shpifjet e futjen ne skutat me te thella te privatesise se politikaneve te opozites apo ekstorsionit ndaj biznesmeneve qe u vendoste gjoba te renda!?

Frymezuesit dhe shperdoruesit e Bazes

Ne, miqtë dhe përkrahësit e djeshëm ishim jo vetëm krijuesit, por edhe frymëzuesit, jo vetëm shpërdoruesit por edhe avokatët e tij dje "kur ishte me ne" duke e inspiruar dhe duke i rrahur krahët sa herë shpifte, sulmonte e gjobiste "armiqtë tanë". Â Sot kur nderroi kah jemi po ne qe e sulmojme, lincojme dhe bejme jo vetem prokurorin por edhe ekzekutorin e pameshirshem te ndeshkimit fizik te tij. Â Sidoqofte, askush... askush nuk i jep te drejte askujt te perdor ligjin antiligjor te vetgjyqesise kunder tij dhe askujt tjeter. Eshte njesoj sikur kodin penal dhe ligjet bashkekohore ti zevenedesonim me Kanunin e Leke Dukagjinit, te cilit ne menyre sa barbare aq edhe primitive, i thuren himne sikur te ishte maja e drejtesise boterore sot. Â Nese secili prej nesh ben ligjin, sipas tekave dhe interesave te veta, cfare do te ndodhte me shtetin ligjor!? Cfare do te ndodhte me vete shtetin!? Â Vetegjyqesia eshte krim qe denohet si i tille ne cdo shtet demokratik. Askush, qofte edhe Presidenti apo Kryeministri nuk kane te drejte ligjore te dalin mbi e aq me pak te bejne ligjin ne kushtet e demokracise.

Vetegjyqesia dhe barbaria

Cilido, qofte gazetar, qofte pushtetar, qofte politikan, qofte qeveritar, apo cfaredo qofte qe justifikon rrahjen e Mero Bazes me parullen " ia beri vetes" eshte po aq shkeles i ligjit sa edhe Taci e Gorillat e tij, jane partizane te drejtesise ala " Skuadron Vdekjeje", ala FARK apo te paramilitareve ne xhunglat e Kolombise apo Amerikes Latine qe aq shume gjak e fatkeqesi i kane sjelle asaj. Â Te mbrosh vetegjyqesine ne kushtet e shtetit ligjor, te propagandosh gjakmarrjen ne kushtet e demokracise, te himnizosh lincimin fizik ne baze te ligjit te xhungles do te thote qe nuk njeh dhe nuk ke mesuar as ABC-ne e lirise dhe demokracise dhe te shtetit ligjor... Pse!? Â Sepse po ne qe frymezuam, qe perkrahem, qe krijuam, qe i shkelem syrin dhe i rrahem krahet Meros duke krijuar " Fenomenin Baze" sot kemi nderruar llogore. Sot po ne nxorrem ne skene dukurine qe une do ta quaja jo vetem Taci. Sulmet tona te hapura apo te fshehura, qefmbetja apo hakmarrja e hapur kunder Bazes ishin yshtja per biznesmenin Taci te hidhej ne sulm fizik kunder Mero Bazes. Â Ne mes te Tiranes, ne syte e medias e deshmitareve te shumte, ne syte e vete shtetit ligjor ata e bene peshk Meron e gjore tashme jo vetem te shperdoruar por edhe te sakatuar. Pse!? Sepse Meroja "paska shpifur kunder Tacit dhe biznesit te tij"!?

"Flamuri i kuq"- sinjal alarmi per drejtesine

Pse Taci nuk iu drejtua gykates dhe drejtesise shqiptare per te vene ne vend nderin e reputacionin e neperkembur!? Kush i jep te drejte Tacit te beje jo vetem gjykatesin e prokurorin por edhe ekzekutorin e ligjit!? Apo mos valle Tacit i duhet te rrefehet para drejtesise dhe shtetit ligjor te shtetit te vet se si i krijoi milionat e miliardat ne euro!!! Pa vertetuar prejardhjen e kesaj pasurie marramendëse ai nuk mund te hedhe poshte "shpifjet" e Bazes. Aq me teper qe emri i tij eshte denoncuar publikisht edhe nga vete Kryeministri i Shqiperise!? Vete dhuna fizike e ushtruar ndaj nje gazetari dhe denouncesi te pasurimit te tij eshte nje "red flag" ( "flamur i kuq" ) drite e kuqe per drejtesine dhe shtetin ligjor shqiptar per Tacin si shkeles ligji… Mos valle te njejtat metoda e mjete, ndofta edhe me te renda, i ka perdorur ai edhe per pasurimin marramendes te tij per te konkuruar deri me miliarderet italiane si Berluskoni per t'i blere Milanin e sjelle ne Tirane Galaktiket e Real- Madridit!!!??? Dardha e ka bishtin mbrapa, thote populli… Con nje kashte e dalin gjashte, ben thirrje mencuria e sovranit!!!  Ne vend qe te ngreme zerin e kerkojme zbatimin e shtetit ligjor si per Bazen edhe per Tacin, e jo vetem per at, por edhe per shume Baze e Taca te tjere, disa prej nesh krijuesve te "Fenomenit Baze" jemi kthyer ne prokuroret me te eger kunder tij dhe ne avokatet me te peshtire te " Dukurise Taci" deri edhe me kryeartikuj e flete- rrufe e tazibao ala komuniste edhe kunder vete ambasadorit te nderuar te SHBA-se ne Tirane Zotit Withers.

As gjykates e as udhërrëfyes te shtetit ligjor

Pse? Vetem se kritikoi kete fryme aspak demokratike jo vetem te medias, por edhe te parapolitikes e politikes shqiptare, pse ai kritikoi mesazhet e tyre primitive se "Mero Baze ia beri vetes" me shpifjet e tij. Â Frymezuesit e kesaj mendesie anti-demokratike harrojne se perfaqesuesit diplomatike nuk kane qene dhe as nuk mund te jene kurrsesi as gjykates te thjeshte te Tiranes apo cilitdo rreth e aq me pak gjykates suprem te Republikes se Shqiperise. Â Nuk eshte faji i tyre nese mas- media, biznesi dhe politika shqiptare nuk kane mesuar ende se per veprat penale te shpifjes, ofendimit, prishjes se reputacionit duhet ti drejtohen gjykates e drejtesise dhe jo grushtit, shqelmave, lincimit apo plumbit. Qe jane krime dhjete here me te renda se ato te parapermendura. Sic duket disa mediave shqiptare u ka mbetur ora akoma tek Kanuni dhe Ligji i Xhungles, do te thote se gangsterizmi i Tacit nuk eshte nje incident por nje mendesi , nje dukuri shqiptare, jo vetem Taci. Â Nuk eshte detyre as mision i diplomacise amerikane e aq me pak i ambasadorit Vithers apo i ambasadorit Lohan apo... tu mesoje rrugen e gjykatave dhe te drejtesise se shtetit te vet. Kane pune e mision shume me te rendesishem se ate te udherrefyesit te zyrave te ligjit dhe te drejtesise sone.

Edhe gjykates edhe ekzekutor ... mishmash idtiotesk

Aq me pak eshte mision ose funksion i mediave qofshin te shkruara, qofshin elektronike ti japin vetes kompetenecat e Gjykates e te shpallin apriori si fajtor per shpifje nje koleg te tyre si Mero Baze per krimin e shpifjes. Eshte mjerim dhe fatkeqesi kombetare qe pushteti i katert, sic njihet boterisht mas- media te tentoje te grabise dhe pervetesoje kompetencat e pushtetit gjyqesor dhe te shtetit ligjor ne Shqiperi.

 Nuk ka shkelje me te rende ligjore dhe injorance deri ne idiotesi te bazave themelore te drejtesise se te besh nje mishmash te tille. Ne cdo shtet demokratik ne Bote, cdo person eshte i pafajshem derisa te mos jete provuar fajesia e tij nga gjykata ligjore...

 Lume Shqiperia per disa media, qe bejne edhe prokurorin, edhe gjykatesin, edhe Diellin edhe shiun ne gjurme te padroneve dhe boseve te vet politike megjithese ligjerisht jane te pavaruara dhe jo-politike... Kur mediat bejne gafa te tilla te cmendura, cfare mund te presish nga fshatari pa asnje klase shkolle i Bradozhnices apo Vermoshit!!? He...he....hej... Çka asht pushka more !?Hehehe....hej! O mora gjakun e katragjyshit more....

Injorance... barbari !

Ja mesazhi barbar i disa mediave shqiptare per lexuesit apo dëgjuesit e vet. Nuk mund te presësh gje tjeter nga media qe nuk njohin as ABC-në e shtetit ligjor e aq me pak misionin e vet fisnik ne mbeshtetje te ligjit dhe shtetit te se drejtes.

Ne vend te epilogut

Kjo eshte ABC-ja jo vetem e shtetit ligjor, por edhe e politikes shqiptare. Ky do te ishte hapi i pare ne rrugen e drejte per te nxjerre nga skena shqiptare njehere e mire si "Fenomenin Baze" ashtu edhe Dukurine jo vetem Taci. Ndaj jo rastesisht diplomacia amerikane dhe ajo e Bashkimit Evropian kembengulin aq shume ne zbatimin e shtetit ligjor si hapi i pare dhe vendimtar per integrimin e Shqipërisë ne gjirin e saj.

(*) Dërguar nga autori

Opinionet e kësaj rubrike nuk paraqesin domosdoshmërisht, qëndrimin e NOA

KOMENTE