Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ish-ambasadorët shqiptarë ankohen: Bashkëshortet tona nuk kanë marrë sigurimet
English

Ish-ambasadorët shqiptarë ankohen: Bashkëshortet tona nuk kanë marrë sigurimet

Tiranë, 8 nëntor NOA - Një grupi ish ambasadorësh të Republikës së Shqipërisë kanë paraqitur kërkesat e tyre për zgjidhjen e problemit të mospagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për bashkëshortët/et që kanë shoqëruar nëpunësin në përfaqësitë tona diplomatike.

Për këtë rast ka ndërhyrë Avokati i Popullit i cili ka shkëmbyer korrespondencën përkatëse me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme e më pas dhe me Ministrin e Financave, Ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

"Objekti i ankesës është mosparashikimi në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Jashtme i fondit të kontributeve të sigurimeve shoqërore për bashkëshortët/et e nëpunësve të përfaqësive diplomatike të vendit tonë, ashtu siç dhe përcaktohet shprehimisht në nenin 46, paragrafi 1 të Ligjit nr.9095 datë 3.07.2003 "Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë": "Për personelin e Përfaqësive Diplomatike, koha e qëndrimit jashtë shtetit i njihet për efekt të vjetërsisë në punë dhe të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore edhe bashkëshortit/es, i cili/e cila shoqëron nëpunësin në përfaqësinë diplomatike" thuhej në rekomandimin e lëshuar nga institucioni i Avokatit të Popullit pak ditë më parë.

Ankuesit shpjegojnë se janë munduar që këtë problem ta zgjidhin në rrugë institucionale me strukturat përkatëse të Ministrisë së Punëve të Jashtme, por sipas tyre: "..megjithë dëshirën e mirë të shprehur nga strukturat përkatëse, për fat të keq konstatojmë që edhe në buxhetin e Ministrisë për vitin 2008 nuk është parashikuar zgjidhja financiare e këtij problemi".

Sipas Avokatit të Popullit ministria e Punëve të Jashtme ka ngritur grupin e punës për këtë problem, i cili konkludoi lidhur me numrin e personave ndaj të cilëve duhet të derdhet ky kontribut që nga viti 1994, në mënyrë që të bëhej përllogaritja e fondit përkatës.

Drejtoria e Financës në Ministrinë e Punëve të Jashtme duke mos pasur një akt zyrtar ku të përcaktohet paga bazë mbi të cilën do bëhet përllogaritja e fondit që do të duhej për të përballuar këto kontribute për kategorinë e parashikuar në ligj, ka kërkuar përcaktimin e kësaj page nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale duke bërë me dije për këtë problem edhe Ministrinë e Financave. Aktualisht Institucionet në fjalë ende nuk kanë kthyer një përgjigje mbi bazën e së cilës do të vijohet më tej. Pas përgjigjes së Institucioneve në fjalë dhe në përputhje me to, MPJ do të hartojë projekvendimin për tu miratuar nga Këshilli i Ministrave duke i dhënë zgjidhjen përfundimtare këtij problemi".

Mbi këtë bazë ju drejtuam më pas për shpjegime Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrisë së Financave.

Ndërkohë Avokati i Popullit ka rekomanduar ministritë kompetente të marrin masa të shpejta (duke pasur parasysh buxhetin e vitit 2010) për zgjidhjen e problemit të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për bashkëshortët/et, që shoqërojnë nëpunësin në përfaqësinë diplomatike.

Fillimin e ecurisë disiplinore për shqyrtimin e punës së personave përgjegjës për këtë çështje, me qëllim marrjen e masave administrative për moskryerje të detyrës së tyre.

k.k/NOA

KOMENTE