English

Përmbytjet, Berisha ndjek situatën e krijuar dhe masat e marra

Tiranë, 8 nëntor NOA - Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë 24 orëve të fundit ku shirat e dendura kanë shkaktuar një sërë përmbytjesh në disa zona të vendin ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Sali Berisha, i cili po ndjek situatën e krijuar.

Në një njoftim të lëshuar nga zyra e shtypit pranë kryeministrit thuhet se Berisha po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në kaskadën e Drinit dhe prefekturën e Kurbinit, rrethin e Lezhës, në zonën e Porto Romanos dhe zona të tjera të vendit, nga reshjet e mëdha të shiut.

Gjithashtu Berisha po ndjek edhe masat që po marrin ministritë dhe agjencitë e tjera, për kapërcimin e pasojave të tyre.

Kryeministri Berisha ka porositur mbikëqyrjen e vazhdueshme të situatës në tërësi dhe funksionimin e hidrovoreve në veçanti si dhe gatishmërinë e plotë të Emergjencës Civile për situatën e krijuar.

k.k/NOA

KOMENTE