Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Ministri Olldashi të tregojë ç'po ndodh me tunelin Thirrë-Kalimash
English

PS: Ministri Olldashi të tregojë ç'po ndodh me tunelin Thirrë-Kalimash

Tiranë, 8 nëntor NOA - Zëdhënësja e Partia Socialiste, Armela Imeraj ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku në emër të socialisteve i ka kërkuar kreut të Transporteve të tregojë transparencën për tunelin Thirrë-Kalimash.

"Partia Socialiste përsërit sot kërkesën e saj për ministrin, Sokol Olldashi për të bërë transparencë të plotë mbi ngjarjen në tunelin Thirrë-Kalimash.

Ministri Olldashi që është personi direkt përgjegjës për këtë çështje nuk nguron të dalë e të flasë mbi gjithçka madje edhe për lulishtet në Tiranë dhe hesht për një prej detyrave kryesore të tij.

Ne sot vazhdojmë t'i kërkojmë Ministrit të zbardhë çfarë fshihet pas ngjarjes në tunelin e Kalimashit" tha Imeraj.

Sipas saj, Olldashi duhet të përgjigjet publikisht se çfarë ka ndodhur në brendësi të këtij tuneli, cilët janë shkaktarët dhe sa e rrezikshme është situata, cilat janë kostot e sa do të vazhdojë kjo gjendje?

"I kërkojmë ministrit Olldashi të bëjë detyrën e tij ndaj qytetarëve, një detyrim kushtetues ky për informimin e opinionit publik mbi këtë ngjarje të rëndë në tunelin Thirrë-Kalimash" përfundoi zëdhënësja e PS-së.

k.k/NOA

KOMENTE