Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha funksionareve të KE-së: Kemi arritje, duam raport pozitiv në Bruksel
English

Basha funksionareve të KE-së: Kemi arritje, duam raport pozitiv në Bruksel

Tiranë, 9 nëntor NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha priti sot në një takim Drejtorin për Migracionin, Azilin dhe Kufijtë në Komisionin Evropian, Jean-Louis De Brouwer dhe Shefin e Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zgjerimin, Luigi Soreca.

Ministri Basha paraqiti për funksionarët e KE ecurinë e deritanishme dhe arritjet e qeverisë shqiptare në përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave me BE.

Kreu i dikasterit blu tha se ka shkuar 252 mijë numri i aplikimeve për pasaporta biometrike, nga të cilat rreth 244 mijë janë prodhuar.

Sistemi i aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve të identitetit është nga më modernët në Evropë, është i shpejtë dhe funksionon me efikasitet të plotë.

Janë trajnuar të gjithë zyrtarët që merren me lëshimin e dokumenteve.

Është përmbyllur instalimi i sistemit TIMS në të 26 pikat e kalimit kufitar, është mundësuar lidhja me bazën e të dhënave të INTERPOL-it dhe me sistemin e analizës së informacionit kriminal MEMEX.

Në vijim do të krijohet një ndërfaqe elektronike për ndërlidhjen e këtyre sistemeve mes tyre dhe me sistemin e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Ndërkohë po punohet për unifikimin e sistemit të kontrollit në pikat e kalimit kufitar në modelin ''one stop shop'' që do të përfshijë jo vetëm kontrollin e dokumentacionit, por edhe kontrollin doganor, fitosanitar etj.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha shprehu bindjen pas këtij informacioni që paraqiti në takim, se ekspertët e Komisionit Evropian që do të vizitojnë së shpejti Shqipërinë do të konstatojnë këto arritje dhe do të përcjellin një raport pozitiv në Bruksel lidhur me përmbushjen e kritereve nga Shqipëria për liberalizimin e vizave.

Drejtori për Migracionin, Azilin dhe Kufijtë në Komisionin Evropian, Jean-Louis De Brouëer vlerësoi këto arritje duke u shprehur se kriteret kryesore të udhërrëfyesit ose janë përmbushur plotësisht, ose janë pranë konkretizimit.

De Brouëer e cilësoi mjaft të rëndësishëm edhe faktin se mekanizmat dhe sistemet e krijuara funksionojnë normalisht, janë efikase dhe janë konkretizim i planeve të veprimit dhe strategjive përkatëse të qeverisë shqiptare.

Duke konstatuar vullnetin e qeverisë shqiptare për përmbushjen e të gjithë kritereve të udhërrëfyesit dhe për arritjen e standardeve Schengen, De Brouwer u shpreh optimist se ekspertët e delegacionit të KE që do të vizitojnë Shqipërinë do të përcjellin një raport pozitiv për progresin e arritur.

Në takim ishte i pranishëm edhe Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan.

k.k/NOA

Â

KOMENTE