Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greva në Kamëz, Goxhaj thirrje rektorit: Dëgjoji studentët
English

Greva në Kamëz, Goxhaj thirrje rektorit: Dëgjoji studentët

Tiranë, 9 Nëntor NOA-Gjendja e rënduar e studentëve të fakultetit Ekonomik në Universitetin Bujqësor të Kamzës ka detyruar lëvizjen "Zgjohu" dhe drejtuesin e tij, Altin Goxhaj, t'i drejtojë një letër të hapur rektorit të këtij universiteti ku i kërkohet të dëgjojë kërkesat sipas tij të drejta të studentëve.

Në letër, thuhet se këta të rinj duhet të ndjekin masterin e nivelit të dytë si të gjithë shokët e tyre pasi nuk ka asnjë shkresë që të vërtetojë se mesatarja është kriter për studimet e masterit në nivelin e dytë.

"Duke qenë se studentët e brezit akademik 2006-2009 kanë të drejtë të ndjekin studimet Master të Nivelit të Dytë dhe përjashtimi i tyre nga këto studime i ka dëmtuar ata financiarisht përgjatë 3 vjetëve pasi kjo ka dëmtuar edhe planifikimin e tyre personal dhe familjar të ndjekjes së studimeve në arsimin e lartë, studentët i kërkojnë Rektorit të Universiteti Bujqësor Kamëz që t'i paraqesë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kërkesën për plotësimin me kuota për Master DND të të gjithë brezit akademik 2006-2009", thuhet në letrën publike.

Goxhaj thekson se në rast të refuzimit të kësaj kërkese, studentët do t'i kërkojnë ministrit të Arsimit që në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë të pezullojë nga detyra Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz deri në shkarkim nga detyra.

m.i/NOA

KOMENTE