Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza e lirisë së shprehjes
English

Kriza e lirisë së shprehjes

"Rasti i fundit i sulmit mbi gazetarin e njohur dhe të respektuar Mero Baze, shokoi botën demokratike, ku mori jehonë në të katër anët e botës, ndërkaq, nuk mjaftuan as dy ditë që të mblidhen reagimet dhe dënimet"

Muhamet Jahiri*

Liria e shprehjes është fondament i demokracisë, e cila është e garantuar dhe e mbrojtur me ligjet më të larta të organizatave ndërkombëtare por edhe shtetërore, ndërkaq në Republikën e Kosovës një gjë e tillë është e garantuar me Kushtetutë.

Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush. Kjo mund të kufizohet me ligj në raste se një gjë e tillë është e domosdoshme për parandalimin e nxitjes dhe provokimit të dhunës dhe armiqësive në baza të urrejtjes racore, kombëtare, etnike ose fetare. Kështu garantohet fjala e lirë në Kushtetutën e vendit tonë, por pavarësisht kësaj garancie, realiteti në terren është degradues. Jo rastësisht thuhet se në një vend ku sigurohet fjala e lirë, demokracia e atij vendi është e garantuar.

Pavarësisht kësaj lira e shprehjes kohës së fundit ka marr një goditje të rëndë edhe për kundër asaj se tashmë jemi shtet i pavarur. Se sa u rëndua gjendja e lirisë së shprehjes në vendin tonë filluan të tregojnë edhe raportet e publikuar nga mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar të cilët treguan për një gjendje të vështirë të medieve në përgjithësi në vendin tonë.

Komisioni Evropian në raportin e tij për Kosovën si njollë të zezë kishte vendosur, ngulfatjen e fjalës së lirë, që sipas këtij raportit është shumë larg standardeve dhe e shkelur në mënyrë pragmatike. Por ende pa u heshtur analizat dhe kritikat për këto shkeljen, vendin tonë e goditi një tjetër raport ai i "Reporterëve pa kufij", sipas të cilit vendi ynë kishte pësuar një rënie drastike për gjashtëmbëdhjetë vende sa i përket respektimit të fjalës së lirë. Të gjendur në një presion nga raportet e njëpasnjëshëm të ndërkombëtarëve në një anë dhe të shoqërisë civile dhe organizatave të gazetarëve në anën tjetër, institucionet e vendit edhe njëherë iu kthyen kushtetutës për të treguar se fjala e lirë është e garantuar, ndërkohë që e panë se sa ata vet e respektojnë një gjë të tillë.

Por jo vetëm në vendin tonë, si shoqëri në tranzicion, por as shtetin tonë fqinjë Shqipërinë, por edhe në Ballkan në përgjithësi niveli i lirës së shprehjes nuk ndryshon shumë.

Rasti i fundit i sulmit mbi gazetarin e njohur dhe të respektuar Mero Baze, shokoi botën demokratike, ku mori jehonë në të katër anët e botës, ndërkaq, nuk mjaftuan as dy ditë që të mblidhen reagimet dhe dënimet ndaj këtij sulmi qyqar e barbar.

U pa qartë edhe një herë se sa është e rrezikshme në rajonin tonë i cili ka ambicie integruese euroatlantike të thuhet e vërteta dhe të goditen grupe të caktuara të interesit të cilat bëjnë kontrabandë dhe krim të organizuar në mënyrë të haptë dhe të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pushtetin.

Por pavarësisht kësaj ajo që mund të mbetet më shqetësuesja është mosveprimi institucional i mbrojtjes dhe garantimit të lirisë së shprehjes dhe lëvizjes. Nuk mjafton të dënohet me deklarata të thata ai që e dhunon fjalën e lirë, e të lihet i lirë të vazhdoj edhe më tutje degradimin e saj.

Jo vetëm nga forca fizike e verbale, fjala e lirë e sidomos ajo në media është ka vuan edhe nga institucionet dhe mekanizmave të ndryshme të pushtetit, të cilat po e rrisin çdo ditë e më shumë ndikimin e tyre mbi politikat redaktuese. Kjo ka ndikuar që shumë media qofshin të shkruara apo vizuale të jenë zëdhënëse të tyre.

Por edhe përkundër, këtyre sfidave dhe entuziazmit të madh të rajonit për integrim në shtëpinë e madhe evropiane një gjë e tillë mbetet ende vetëm dëshirë.

Kjo sepse liria e shprehjes, duke përfshirë edhe lirinë medieve, është vlerë themelore për integrimin në Bashkimin Evropian. Prandaj Kosova, Shqipëria... por edhe vendet e tjera të rajonit që zaten nuk i kanë punët më mirë se sa ne, duhet të punojnë sa më shumë që mos ngecin në këtë sferë e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në aspiratat drejt Bashkimit Evropian.

Prandaj le të jetë një porosi dhe një mesazh për të gjithë faktorët relevant politikë që të jenë të kujdesshëm me sjelljet e tyre ndaj medieve në mënyrë që mbajnë në nivel të lartë lirinë e shprehjes, dhe të përqendrohen në ecjen përpara për dërgimin e shteteve aty ku e kanë vendin. Ta përmirësojnë imazhin tonë, sepse me një pamje të tillë fitohet përshtypja se këto vende po udhëhiqen dhe po kontrollohen nga krimi i organizuar e jo nga institucionet demokratike të zgjedhura me votën e lirë të qytetarëve.

(*) Dërguar nga autori, gazetar dhe kryetari i Unionit të Gazetarëve të Kosovës)

Shënim i NOA: Shkrimet e rubrikës "OPINION" nuk paraqesin domosdoshmërish qëndrimin editorial të NOA

KOMENTE