Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Salvador, përmbytjet përpijnë 124 persona, gjendja e jashtëzakonshme
English

Salvador, përmbytjet "përpijnë" 124 persona, gjendja e jashtëzakonshme

El Salvador, 9 nëntor, NOA - Mbi 124 persona kanë humbur jetën e mijëra të tjerë kanë mbetur pa shtëpi si pasojë e përmbytjeve në Salvador.

Autoritetet vendore bëjnë me dijeni se një pjesë e tyre mund të jenë shkaktuar nga uragani Ida, i cili tashmë është zhvendosur drejt Gjirit të Meksikës. Qeveria vendase ka deklaruar se tashmë Salvadori është nën gjendjen e jashtësakonshme dhe se dëmi i shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm ishte i pallogaritshëm.

Përmbytjet, rrëshqitjet e dherave të shkaktuara nga tre ditë me shira pa pushim i kanë bërë rrugët të pakalueshme dhe kanë shkatërruar urat, ndërsa një pjesë e madhe e Salvadorit ka mbetur pa energji elektrike e ujë të pastër dhe e izoluar e pa ndihma.

Kjo është kriza më serioze me të cilën është përballuar qeveria e presidentit Mauricio Funes që kur mori pushtetin para pesë muajve.

n.e/NOA

KOMENTE